Sandri reagon në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

3 Maj 2018, 20:32Antena TEMA

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Sandri ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke u bërë thirrje gazetarëve shqiptarë të jenë të duruar dhe të arsyeshëm në kërkesat për lirinë e shtypit.

“Dita Ndërkomëbatre e Lirisë së Shtypit është një ditë që na kujton se shtypi në Shqipëri ka akoma shumë problem. Shumë gazetarë dhe analistë dalin japin mend nëpër televizione dhe askush nuk ulet të punojë, të bëj ndonjë punë për qeverinë.

Qeverisë i ka rënë barra e rëndë, ti bëjë të gjitha punët. Shikoni kryeministrin tonë. Natën qeveris dhe ditën punon si gazetar. Bën lajme, bën emisione live në televizionin e tij, bën intervista etj. Së fundmi këtë javë ka filluar dhe bën mitingje dhe autokritika për të zëvendësuar zërat opozitarë në televizion dhe duke i transmetuar live.

Pra kemi një qeveri që po bën dhe qeverinë, dhe opozitën dhe shtypin, vetëm se shtypi dhe opozita nuk bëjnë punën e tyre.

I shqetësuar për këtë gjendje, jam munduar t’ia lehtësoj sa më shumë punën qeverisë duke kryer shumë funksione të saj, por kjo qeveri është shumë modeste dhe nuk pranon as ndihma të tilla. Janë gati t’i bëjnë vetë të gjitha dhe kjo duhet të na bëjë të skuqemi.

Gazetarët e mi marrin miliona lekë dhe të çajnë trapin, kurse gazetarët e ERTV punojnë pa lek, pa rroga, pa siguracione dhe pa u dalë fare fytyra në ekran dhe nuk ndihen.

Gazetarët e mi duan studio luksoze dhe makina, ata shkojnë e sajojnë studio në mes të rrugës, aty ku është Rama dhe nuk ankohen. Ata janë gazetarët e vërtetë që i duhen sot Shqipërisë dhe jo këta pordhacët që ngelën në ekrane e portale.

Në këtë ditë të lirisë së shtypit, ju kërkoj një fushatë solidariteti me gazetarët e ERTV të cilët punojnë në kushte të vështira pune pa u ankuar dhe një kritikë të fortë për gazetarët që duan dhe punë, dhe rroga, dhe privilegje dhe të dalin në ekran”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje