Grigja i bashkohet kauzës së Fred Xhaferit kundër Gjushit

2 Maj 2018, 19:58Antena TEMA

Pas deklaratave të forta të Fred Xhaferrit nga Durrësi kundër një kandidimi të mundshëm të Gjushit, Grigja ju bashkua kauzës së tij, duke bërë të dy një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë thuhet:

“Ne të dy jemi viktimat e vetme politike të Gjush Dakos në Durrës.

Duke qenë se ai ka fituar thellë ndaj nesh edhe kur ishte PS në opozitë, dhe kur ishte në pushtet, ne mendojmë se ekzistojnë faktorë të tjerë jashtë politik tek fitorja e tij, që bën që vota as të mos shitet, as të mos blihet, por të transformohet…

Për këtë të dy jemi bashkuar sot për të paraqitur një platformë të përbashkët kundër tij.

E para gjë që duhet të themi, është se ne jemi estetikisht më të bukur se Gjushi.

Unë si femër kam dhënë prova se i marr votat e burrave, dhe Ferdinandi më mbush boshllëkun tek gratë në Durrës.

Me këto cilësi ne mendojmë se duhet të punojmë fort për të konkurruar Gjushin.

E dyta  gjë që duhet të bëjmë, është rinovimi i premtimeve tona për Durrësin.

Ne premtojmë se përmirësimi i cilësisë së diellit, duhet të shoqërohet dhe me kohëzgjatjen e diellit gjatë ditës mbi Durrës dhe territorin e Bashkisë.

Po ashtu do të përpiqemi që stina e ngrohtë të fillojë qysh në prill e të mbyllet në tetor.

Së treti, do të premtojmë që të zhdukim burokracinë e shitjeve të apartamenteve me noterë në Durrës.

Kjo është një praktikë që sjell shumë burokraci.

Me fitoren tonë, apartamentet do shkëmbehen vetë mes njerëzve, me qëllim që të shmangen rastet kur ato shiten dy apo tri herë nga biznesmenët.

Duhet ta gëzojnë ata që e blejnë të parët.

E katërta, dhe që është më e rëndësishme, është që ne do të luftojmë që deri atëhere, PD e Durrësit të jetë bashkuar.

Asmoni të kthejë çelësat e derës që ka marrë me vete dhe të rregullojmë derën e thyer.

Shpenzimet për rregullimet i ka marrë përsipër Gon Duka.

Por e pesta dhe e fundit që na garanton fitoren, është ta ndalojmë kandidimin e tij.

Kjo do të na e lehtësonte punën dhe nuk kishte nevojë as për premtimet e mësipërme, pasi kështu do të hapej gara për një kryetar të ri bashkie në Durrës.

Rikandimi i tij, tregon frikën që ka Edi Rama nga ne të dy”.

1 komente në “Grigja i bashkohet kauzës së Fred Xhaferit kundër Gjushit”

  1. Genti says:

    Shume e forte kjo. Me Xhaferrin PD-ja jo vetem s’fiton as me gjysmen e Gjushit biles sikur te kandidoje edhe gjyshi i Gjushit (ndoshta edhe “rrushi”). Te vesh ne krye te PD-se se Durresit nje karikature si Xhaferi jo vetem e ke te garantuar humbjen por tregone edhe derxhene ku ka rene kjo parti. Rama jo vetem me keto qe perfliten por edhe sikur te ndodhe edhe me keq ka per te fituar perballe nje Opozite te shkalapjerdhur qe nuk eshte ndare per vete nga njollat e korrupsionit,gabimeve dhe krimeve ekonomike dhe politike ku e zhyti gjysh Liu dhe Bash-ziu. Por per nje gje te pakten do jemi te sigur per cilesine Diellit qe do na rregulloje Ferdi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje