Sandri takon Zaev-in dhe fillon udhëzimet për qeverisjen në Maqedoni

5 Maj 2018, 18:07Antena TEMA

Pas fillimit të punës së televizionit Klan në Maqedoni, Sandri bëri takimin e parë me kryeministrin Zaev.

Pasi e pyeti në fillim në tërësi si po shkojnë punët, kaloi drejt e në temë:

-Tani besoj e more vesh, që unë po hap Klanin këtu.

Nuk di sa ke dijeni, por po u hap Klani diku, qeveria bie rehat, se ne nuk lëmë njeri t’i ngatërrohet nëpër këmbë.

Kështu që tani bë pallë.

Këto punët me shqiptarët t’i zgjidh unë.

Se ti mendon se kushedi çfarë janë. Ta them unë, janë ca k…, as mos e rruaj për ta.

Kur ta çan trapin ndonjëri më bë zile, se merrem unë, se e di çfarë duan ata.

Kur të kenë ndonjë festë a ndonjë përkujtimore, i fusim një fushatë reklamash në Klan, i nxjerrim aty duke shku në xhami, ose duke qëllu me pushkë dhe aq duan ata k…

Dhe këtyre të opozitës mos ua zgjat shumë.

Ky Gruevski s’duhet të dalë më në asnjë TV.

Mos i jep shans. Po qe se duhet të përgatisim opinionin na gjej një sponsor, sjell Fevzon nja tre ditë këtu dhe ngrihet vetë Maqedonia, e fut në burg.

Kështu që mos e rruj për këto punë.

Të kalojmë pak tek qeverisja.

Tani që  erdha, kjo rruga nga Kërçova në Gostivar është pak keq.

S’di kur mbaron kjo autostrada për Gostivar, por mendoj se duhet ta heqësh atë firmën që ke, se sjell unë një. Kam në Shqipëri një të mirë, që e mbyll për tre muaj.

Dhe këto tollat e autostradës shumë të lira mo burrë, gjysëm euro. Futi 2.5 euro, q…robt, se mbajnë këta.

Të sjellë unë një nga Shqipëria që ti bën.

Këtu në Tetovë pashë në një vend rruga “Dritan Hoxha”.

Vari lesht se ai ka një TV më të vogël se unë tani.

U kam çu dhe Blushin t’ua mbyllë fare.

Hiqini këto emra se s’ka lezet, se tallen njerëzit.

Unë për dijeni kam gjithë telenovelat turke, se këta k… shqiptarët ato duan.

Top Channel ka ato ruse, është me Gruevskin. S’duhet respektuar.

Kur të sjell Fevzon për ato emisonet, dua vetëm të nxjerrësh një taksi luksoze në aeroport dhe t’i thotë dikush në maqedonisht: “Mirëserdhe në Maqedoni zoti Fevzi”.

Vari k… se ta paguaj unë taksinë, po e ka qejf ai kur e presin me parrulla.

Dhe në Indi ja pagova një të tillë, u çmend nga gëzimi.

Seç thotë ai që ka pas tre gjyshër të tij në Bitola për një kongres bukurshkrimi dhe ka qejf ta presin dhe atje me parrulla.

Ma bë këtë nder se ti jap unë paratë.

Edhe diçka tjetër. Një supermarket të madh duhet të bësh këtu, siç kemi ne TEG. Ta bie unë një nga Shqipëria. Pastaj për të tjerat mos e rruaj.

Do ta bëjmë Klanin dhe në maqedonisht.

Më gjej ca tipa që i ke miq në këto TV-të e tjera dhe merrem unë pastaj.

Do kenë rroga të mira dhe një herë në vit do takojnë dhe Fevzon.

-Faleminderit shumë, i tha Zaev. I pari shqiptar që po mi lehtëson punët, ti je.

-Mos e rruj se këta shqiptarët këtu janë shumë k… e di.

Por bëjmë ndonjë lek dhe ndonjë punë duhet, dhe kalon kjo situatë.

Po do takime në Shqipëri më thuaj me kë të duash, me Ramën, me Metën, me Berishën, me kë të duash.

Ai Luli është k…, s’ke çe do.

Po këta të tjerët në mes të natës po deshe, i ke pronto.

Po deshe dhe me Fevzon e ke të sigurtë, vetëm një javë më para më njofto.

-Faleminderit shumë. Do jemi në kontakt se më duhesh dhe për këto problemet e tjera.

-Këtu më ke. Ah se harrova, këtyre grekëve mos ua var shumë.

I fusim një fushatë reklamash tek Klani se si duhet emri i Maqedonisë dhe bien dakord vetë njerëzit.

Se dhe këta grekët k… janë, po mos e rruaj.

2 komente në “Sandri takon Zaev-in dhe fillon udhëzimet për qeverisjen në Maqedoni”

  1. DOKTORI says:

    Fantastike! Autori ne emerin e tij ka vetem nje “K” por bashkebisedimi kishte shume ,shume “K”-ra Sa bukur zgjidhen problemet e biznesit me K-ra

  2. Totozani says:

    Fevzo dybeku- thuaj, se thone keta shoket e Klanit, se e ka qejf shume manxhukun…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje