Rama kishte sot takim mbasdite për dhënie llogarie në Lezhë.
Në sheshin e madh të qytetit Sandri e kishte garantuar se kishte çuar gjithë njerëzit e tij dhe pyetjet kihsin të bënin me projektet që Sandri i ka kërkuar Ramës.
Kështu që Rama e mori lehtë takimin.
Por sapo takimi filloi, u ngrit banori i parë.
-Zoti kryeministër, kur do përfundojë rruga për në Manati?
Deri në Zejmen ka shkuar, kur do përfundojë e gjitha?
-Manati? Unë di që deri në Zejmen ma kanë kërkuar, tha Rama. A është nga Zejmeni, Sandri?
-Po, por duhet me e çu der në Manati, tha fshatari.
-Aha, ok, do mundohemi, tha Rama me një bezdi në fytyrë.
Pas tij u ngrit banori i dytë.
-Zoti kryeministër, kur do përfundojq rruga për në Shëngjin?
Ajo lidh një zonë të pasur turistike, po të llogarisësh që do të bëhen dhe disa fshatra turistikë tek kodra në të djathtë.
Rama hapi sërish mesazhet.
-Po po, tha, e kemi në plan, do tenderohet tani, lidhu me Sandrin, është ok.
-Zoti kryeministër, dhe rrugët brenda qytetit kanë probleme, u hodh një tjetër.
Duhen bërë disa lulishte dhe duhet investuar për tek lagjia e sipërme.
Rama hapi prap sms-të e Sandrit. Nuk e gjeti.
-Do ta shikojmë, tha, nuk e kemi premtuar këtë.
-Zoti kryeministër, unë kam mendimin se duhet t’i japim hov arsimit bujqësor, se jemi zonë agro-turizmi, u ngrit një tjetër.
Çfarë do bëni në këtë drejtim?
Rama hapi prapë sms-të e Sandrit. Nuk figuronte gjëkundi.
-Dëgjoni, tha. Është mirë t’i përmbahemi tematikës, të mos shtojmë kërkesa nga vetja.
Çfarë më ka kërkuar Sandri, ua kam bërë.
Ju s’më keni kërkuar ndonjë gjë në zgjedhje, kështu që nuk u kam borxh të shpikni gjëra.
Sidomos kjo punë e shkollës po më duket tepërim.
-Po mirë mo zoti kryeministër, të paktën na hap ndonjë kurs firzamonike, siç ka mbaru Sandri, të quhena dhe ne me shkollë, të këndojmë në dasma.
I nxehur pas takimit, Rama merr Sandrin dhe i shpjegon se takimi në Lezhë doli jashtë kontrollit, ndërkohë që gazetarët e ERTV kishin skenar tjetër.
-S’ka probem, tha Sandri, se shkoj unë bëj autokritikë aty për punët e qeverisë.
Unë u kam premtu gjëra, jo ti.
S’kanë punë me ty ata.
Ti shih më zbut pak këtë Fevzon, se po ma merr Blushi tek Topi dhe na çau trapin.
Ai legeni i thotë do të presim si në Indi me limuzinë të madhe dhe me parrullën “Mirësevjen Zoti Fevzi”.
Harron trapi që limuzinën ja pagova unë.
Ky është problem serioz. Se me ata në Lezhë flas unë.