Grigja ka bërë sot një listë të gjatë të problemeve që PD duhet të justifikojë në të ardhmen e afërt me dosjen “Tahiri”.
Pas vendimit për “arrest shtëpie” të Tahirit, Grigja ka bërë gati listën e problemeve që PD do të ngrejë, duke e lidhur me këtë çështje.
Nëse arrestohet Hajdarmataj si mbrojtës i kokainës, e ka prej Saimir Tahirit, se ky i fundit ka prishur tregun e kokainës, duke i dhënë përparësi hashashit.
Nëse nuk arrestohet Hajdaramataj, fajin e ka Saimir Tahiri, pasi në seancën e pyetjeve e ka instruktuar Hajdarmatajn si të shpëtojë.
Nëse arrestohet Adriatik Llalla, e ka prej Saimir Tahirit, pasi ai ka pas shitur e blerë toka në Tiranë, dhe Saimiri ka qenë kryetar partie.
Nëse nuk arrestohet Adriatik Llalla, fajin e ka Saimir Tahiri, se konsumoi “peshkun e madh”.
Nëse PD nuk hyn në zgjedhjet lokale, përgjegjësia bie mbi Saimir Tahirin, pasi njerëzit janë mërzitur që nuk mbjellin hashash.
Nëse PD hyn në zgjedhje locale, faji është i Saimir Tahirit, pasi arrestimi i tij i la pa alibi.
Nëse Shqipëria hap negociatat, PD do të fajësojë Saimir Tahirin, pasi prej arrestit të tij ka fituar Edi Rama.
Nëse Shqipëria nuk i hap negociatat, fajin e ka Saimir Tahiri, që nuk u dënua më parë.
Nëse Farua nuk vendos dot kryetar bashkie në Durrës Ad Mukën, fajin e ka Saimir Tahiri, se i thotë Gjushit mos u tërhiq.
Nëse Farua e bën Ad Mukën kryetar bashkie në Durrës, fajin e ka Saimir Tahiri, pasi më heq mua lekët e Gjushit nga dora.
Kurve e vjeter qe 15 vjec ka dal rrugve. Ypppp landi.