Grigja zbulon arsyet që kanë çuar tek përbetimi i Tur Zhejit për Ramën

11 Maj 2018, 18:22Antena TEMA

Pas përbetimit të Tur Zhejit se nga sot e tutje e kishte personale me Ramën dhe do bëhej kamikaz kundër tij, Grigja po përpiqej të kuptonte çfarë e kishte zemëruar kaq shumë Turin.

Në fillim u ndje mirë, ngaqë mendoi që Turi e bënte për atë, meqë kishte investuar që herët për të rritur figurën e saj.

Pastaj mendoi se mund ta bënte dhe për njerëzit e familjes së vet, që u kishte rënë më qafë Rama.

Por pasi bisedoi, e mësoi të vërtetën.

Turi del çdo ditë në televizion dhe studioja e tij ka shpjegimet më fantastike të realitetit.

Analisti Kaçi ja kishte shpjeguar problemin e Ramës me metodën e tij gjeo-seksuale, sipas të cilës, askush nuk është fëmijë i atij që është, por i dikujt tjetër, që mund të ketë rastis në atë qytet, ose fshat, atë ditë.

Për këtë i kujton dhe rastin e tij me aktorin gjeorgjian të filmit Skënderbeu, që sipas Kaçit, i ngjan Turit.

Pastaj analisti Alfred, që e shpjegon botën me toeritë e konspiracionit hebre, i kishte mbushur mendjen që ardhja dhe ikja e Ramës varet nga bursa e Londrës, që drejtohet nga një bankë e Rotçildëve.

Me këtë shpjegohet dhe rënia e euros.

Më tej analisti Olsi e shpjegon me faktin se Edi Rama duke mos qenë shqiptar, mund të jetë me origjinë nga një familje serbo- veneciane, dhe kjo ka bërë që ai të jetë kaq i keq.

Analisti tjetër i tij Syçi, e shpjegon këtë me faktin se Ed Rama ka pas sukses me aktoren Matilda, kur ishin ata në “Kinostudio”, se Syçi i kishte duart e zëna, se mbante llampën e ndriçimit, kurse Rama s’bënte asnjë punë.

Pas gjithë këtyre shpjegimeve të përnatshme, Turi më në fund po plaste se si Ed Rama, që ky e kishte shok gjithë jetën, nuk ja kishte treguar këto gjëra, por ai po i mësonte tani nga katër njerëz me vlera të mëdha parashikuese, që ndriçojnë shqiptarët çdo natë dhe për këtë ka vendosur të marrë hak, duke i shpallur lutë personale Ramës, luftë që mund të përfundojë me gjak.

2 komente në “Grigja zbulon arsyet që kanë çuar tek përbetimi i Tur Zhejit për Ramën”

  1. Ali babushi says:

    Per sa kohe permend emrin e kesaj prostitutes, gazeta jote nuk meritoni leximin, I dashur mero

  2. Lennard says:

    Me gjak Menstruacionesh .Po do te behet Surrati me Pulla te kuqe si Surrati (ish) i Gites,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje