Një sondazh gjerman i porositur nga PD ka nxjerr që në zgjedhjet e ardhshme PD mund të shkojë tek 25 për qind dhe Luli vetë si lider deri në 18 për qind. Pasi Luli mori sondazhin ka thirrur me urgjencë Grigjën në zyrë për t’i ngarkuar detyrë të gjejë njerëzit që janë pyetur nga sondazhi.
Pas kësaj Grigja i hyri punës dhe ka arritur në këto përfundime.
Sondazhi është i gënjeshtërt, pasi nuk janë pyetur stukturat e partisë, por është pyetur i gjithë populli. Kjo ka bërë që shumë njerëz të japin përgjigje negative.
Edhe kur janë pyetur brenda PD, shumica kanë goditur mbështetës të kundërshtarëve të Lulit dhe kjo ka shtrembëruar pasqyrën e vërtetë të mbështetjes që ka ekzistuar për Lulin.
Nga një kërkim i Grigjës rezulton se asnjë anëtar i kryesisë nuk është pyetur nga autorët e sondazhit dhe ky është një skandal, pasi nëse do të bëhej një sondazh në kryesi, Luli mund të merrte mbi 50 për qind.
Autrori i sondazhit, edhe pse hiqet sikur është afër PD, në fakt ka lidhje me njerëz që nuk ja duan të mirën Lulit.
Sondazhi është blerë me lekët e drogës nga Edi Rama, me qëllim që t’i tregojë deputetëve gjermanë të Lulit se lodhen kot me mbrojtjen e tij.
Sipas gjithë gjasave, sondazhi është kryer për të bërë të parëndësishëm Lulin në të ardhmen dhe për ta lënë të hapur zëvendësimin e tij pas zgjedhjeve.
Nga vëzhgimet që ka bërë Grigja rezulton se dhe njerëzit e Doktorit që janë pyetur kanë dhënë perceptim negativ për Lulin dhe kjo bëhet për të futur Lulin në sherr me Doktorin.
Për të marrë një pamje më interesante të asaj se çfarë ka ndodhur me sondazhin, Grigja pyeti dhe ish deputetin Ruli, pasi ja shpejgoi gjithë përfundimet e veta.
-Sa i besueshëm të duket ky sondazhi gjerman për Lulin, dhe a kanë gabuar ata tek njerëzit që kanë pyetur,- i tha Grigja?
-Po ç’të të them vajzo,- i tha Ruli. Kam frikë se ata më shumë kanë pyetur brenda PD, se sa brenda PS, se po të pyesnin brenda PS, të gjithë me Lulin janë, se ai u duhet. Kështu që shikoni demokratët, se këta janë të sinqertë dhe nxjerrin çfarë ka në bark. Se socialistët janë mashtrues nuk e thonë kurrë të vërtetën.