Edi Rama: Siç e kanë nisur këta të SHQUP, mua më duhet të vë ministër ndonjë nga shtëpi e fëmijës, që të mos ketë as nënë, as babë, as motër, as vëlla, as farefis.
Po dhe ashtu njësoj do jetë, se do thotë kam nënë partinë, dhe do ta hajë PS.
Sali Berisha: Kjo verteton edhe nje here akuzat e “qytetarit dixhital”, se Olsi Rama eshte koka e droges ne Shqiperi.
Se kur vëllai i Fatziut merret me kanabis, ai i Norieges i bie të bëjë kokainë e lart.
Lulzim Basha: Një vit pas marrëveshjes së 17 dhe 18 majit të vitit të kaluar, po ja marr hakun Edi Ramës për pabesinë që tregoi ndaj meje dhe më la jashtë qeverisë.
Do t’ia ngrij buzëqeshjen.
Ilir Meta: Me thënë të drejtën, kam një lloj alergjie nga këto kasetat me zë apo pa zë, me figurë apo pa figure, kështu që mos më pyesni.
Spartak Ngjela: Po ç’i kini keto luftera me shpata per te mundur Perendimin ne keshtjellen e vet?
I kini mend ne koke apo s’i kini?
Po pse me ate çimken e vellait te ministrit te Brendshem do ta rrezoni Ameriken ju o te mjere!
Dhe me ju kam parasysh Ramen, Berishen dhe Meten.
Genc Ruli: Po ç’tu them une juve biro?
Ne e paskemi ditur kot qe ministrat e Brendshem jane te frikshem, sepse pergjojne te tjeret.
Keta tanet qenkan per t’u meshiruar, sepse u pergjokan vete.
Po nje vlere do ta kete per Lulin gjithesesi nese iken Xhafa.
Se pastaj do te mbese ne skene vetem nje Xhafë, vjehrri i tij i famshem, se këtu po behej bishti me i rendë se sqepari.
O Zot! Kur u be personazh mediatik edhe Xhaf Isufi nga Rexhini.