Grigja i shpjegon "Mzatit" të Kamzës ngatërresën me Vllazninë

21 Maj 2018, 18:14Antena TEMA

Një sherr i madh ka plasur mes ‘Mzatit’ të Kamzës dhe Lulit pas zbulimit se ky i fundit ka filluar lobimin që Vllaznia të ngelet në kategorinë superiore dhe Kamza të kalojë në kategorinë e parë.

Konflikti është ashpërsuar dhe ‘Mzati’ i Kamzës rrezikon të mos çojë njerëz në protestë më 26 Maj, nëse Luli nuk tërhiqet nga lobimi kundër tij.

Dhe Grigja ka bërë sot një sqarim që shpjegon ngatërresën e Lulit.

“Të dashur demokratë të Kamzës dhe Bathores.

E gjitha ajo që ka ndodhur është një keqkuptim që jam gati t’ua sqaroj. E rëndësishme është që ju të jeni më 26 Maj në Bulevard se gjithë të tjerat do rregullohen.

Unë jam dëshmitare si ndodhi ajo skenë.

Luli ishte duke pirë kafe në zyrë kur Voltana i shpjegoi hallin se si mund të shpëtonte Vllaznia.

I tha ka dy shanse, ne që jemi në kategorinë superiore ose siç quhet me të vjetrën kategoria e parë të kalojmë në kategori të dytë. Dmth do kalojmë ose ne, ose Kamza. Mirë është të kalojë Kamza,- i tha Voltana, pasi demokratët e Shkodrës nuk pranojnë të kalojnë në kategori të dytë, pasi janë qytetarë të dorës parë. Ata në Kamzës nga fshati janë, nuk është problem se do kalojnë në të dytën.

Luli nuk e kishte mendjen fare se Ed Paloka po i tregonte për molotovët që po bënte gati grupi “Azem Hajdari”.

Voltana ja përsëriti, Luli e pa në sy qeshi dhe vazhdoi bisedën me Salianusin i cili po i tregonte se si do shkonte në prokurori duke u tallur.

Luli qeshi dhe u gëzua shumë.

Voltana ja përsëriti prap kërkesën e saj, dhe Luli buzëqeshi duke tundur kokën.

-Po si bëhte kjo,- i tha?

-Po ja thuaj atij të Laçit të na e lërë ne, pasta ai i Kukësit të na e lerë ne, se ka inat Kamzën dhe Partizani të mundi Kamzën.

-Po çfarë fitojmë ne nga kjo,- i tha Luli.

-Nga kjo Kamza kalon në kategorinë e dytë,- i tha Voltana.

-Ah po shumë mirë,- tha Luli. Dhe Kamzës I bëhet mirë. Kështu të bëhet.

Ky ishte gjithë muhabeti.

Pas kësaj ne shpërndamë direktivën dhe ngjarjet po rrjedhin kundër Vllaznisë.

Kur u acuarua situata dhe Luli kërkoi shpjegime për këtë akuzë, pasi “Mzati” kërcënoi se nuk do bjerë njerëz në miting, atëhere Luli u kthjellua për gabimin dhe më ka autorizuar të bëj këtë sqarim.

“I nderuar “Mzat”.

Ti e di që unë nuk marr vesh nga futbolli. Më thanë që Kamza është në kategori të parë dhe duhet të kalojë në të dytën dhe unë mendova se do ngriheshe një kategori më lart. Tani po e kuptoj që kategoria e dytë qënka një më poshtë. Të kërkoj shumë ndjesë dhe të premtoj se sapo të vijmë në pushtet do ta zhbëjmë këtë sistem të gënjeshtërt që quajtka më mirë kategorinë e parë se atë të dytë. I yti Luli”

Shpresoj që pas këtij sqarimi dhe demokratët e Kamzës të qetësohen dhe të takohemi në miting të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje