Grigja vendos datën 26 maj në respekt të Ben Imamit dhe Kaç Islamit

18 Maj 2018, 18:59Antena TEMA

Pas shumë diskutimesh për protestën e madhe të opozitës, Grigja propozoi datën 26 maj.

Kishte dëgjuar se më 26 maj, Ben Imami kishte luftuar kundër diktaturës dhe i ishin thyer dhëmbët, ndërsa Kaç Islami ishte përleshur me policinë tek “Rruga e Kavajës”.

Sapo filloi mbledhja e Kryesisë e PD, Grigja, pas konsultimeve me Lulin, u ngrit dhe mbajti fjalimin kryesor.

-Propozimi im për datën e protestës është i thjeshtë, tha Grigja.

Unë propozoj 26 majin, pasi ajo është një ditë kur në kujtesën e njerëzve, siç kam dëgjuar dhe unë, ka mbet përballja e Ben Imamit me diktaturën dhe përleshja e Kaç Islamit me policinë, për ruajtjen e votave.

Kjo datë duhet të bëjë koshient çdo shqiptar të ngrihet në luftë kundër dikaturës dhe mos t’i nënshtrohet më asnjë regjimi.

Ne, brez i i ri i PD, duhet të jemi krenarë që kemi pas në parti paraardhës të tillë, që janë përleshur me dikaturën.

Ky është dhe një mesazh dhe ftesë për gjithë të pakënaqurit me Lulin, për t’u rikthyer në parti dhe për të vazhduar punën përpara.

Ben Imami që nuk i është dorëzuar diktaurës më 26 maj, nuk ka se si të rrijë tani mënjanë dhe Kaç Islami, i cili është një politikan ende aktiv, nuk ka pse të rrijë nëpër kafe çdo ditë me ish- deputetin Fufi, por të përqëndrohet tek puna dhe rikthet aktiv në parti.

Pas fjalës së Grigjës, pasuan duartrokitje.

Salianusi, Enno etj, u ngritën në këmbë.

-Më fal, tha Ben Ristani.

Por meqë këtu u përmendën Ben Imami e Kaç Islami, duhet të përmendem dhe unë, se dhe unë në maj të 96, mbroja në gjykatë Ilir Hoxhën, duke u përballur dhëmbë për dhëmbë me diktaturën që donte ta dënonte.

-Bravo, u dëgjua dhe një zë tjetër.

I vetmi që nuk po fliste në Kryesi, ishte Jemini.

-Po ti pse nuk gëzohesh, i tha Salianusi?

Se ju të vjetrit jeni xhelozë ndaj njëri- tjetrit.

-Jo, unë nuk jam xheloz, tha Jemini, unë jam krenar, se ne e kemi rrahur dhe Ben Imamin, dhe Kaç Islamin, biles kemi sharrë dhe Ben Ristanin që ka mbrojt djalin e Enverit.

Po atëhere nuk kanë qenë në partinë tonë, kanë qenë në partinë tuaj.

Kështu që më mirë të themi që është mitingu i PS-së së re, se sa i PD-së së vjetër, se ne atë ditë s’kishim miting, kishim festë, se kishim vjedh gjithë votat.

1 komente në “Grigja vendos datën 26 maj në respekt të Ben Imamit dhe Kaç Islamit”

  1. Ali babushi says:

    Po me keto kurva ,kurvare, hajdute e mashtrues, pacavure te PD,do beni protesta.ju fitoni nga keqqeverisja e rames ,ndryshe as dhe Ben tankisti general I 97, dhe k/ hajdute ruli, vrasesi mediu, budalla ndoka, nuk ju Marin seriozisht, ikni race e deformuar majmunesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje