Zbulohet arsyeja e vërtetë, pse protesta mbahet më datën 26 maj

25 Maj 2018, 20:08Antena TEMA

Grigja më në fund ja zbuloi në konfidencë Salianusit, përse protesta mbahet në datën 26 maj.

Ajo e zbuloi rastësisht nga Kunati, ndërsa po diskutonin për mbarëvajtjen e saj.

-E kemi pak si ters, i tha Grigja.

Data 26 maj është ters, se kujton zgjedhjet e 26 majit.

-As që i dija fare ato, tha Kunati.

Kemi qenë të vegjël atëhere.

Babi dhe mami punonin tek VEFA, ne ishim në shkollë dhe si mbaj mend.

-Po pra e di që si mban mend, po ja, ky Ben Imami, Kaçi, me këta të tjerët, e kanë marrë për ters.

-26 majin e vendosa unë, tha Kunati.

Nuk ka lidhje me ato që thua ti. S’ka faj Luli.

-Po pse e vendose?

-Po një vit më pare, më 26 maj, unë e Luli kemi dorëzuar listën e deputetëve të PD-së.

E kishim listën tonë të parë.

Është lista që nisi revoltën kundër Lulit.

Luli kishte kaq kohë që mendonte si ta zhurmonte këtë datë që të mos kujtoheshin prapë ata të hequrit nga lista e të fillonin avazin.

U konsultua dhe me Doktorin.

Ai i tha ka vetëm një mënyrë: Luftë.

Vetëm lufta i mbulon zullumet.

Dhe ashtu bëmë.

Vendosëm ta bëjmë mitingun më 26 maj.

Ata seç kanë bërë një këngë që tallen me ne, por ne do bëjmë miting dhe ata s’mund të flasin për listat në ditë mitingu.

-Kjo paska qenë arsyeja, i tha Grigja, Salianusit.

-Aha, tani e kuptova, tha Salianusi.

Ai na ka thënë disa herë për të mirën tuaj po e bëj më 26 maj, por se kam kuptuar.

-Po pra. Do që të mos të na sulmojnë ne sot, dhe të harrohet 26 maji i vitit të kaluar.

Është si mallkim për PD-në.

Ashtu siç ja ka marrë PS më 26 maj 1996, ashtu ja ka kthyer 21 vjet më vonë.

Na ka zënë mallkimi.

-Po cila është ajo kënga që duan të tallen ata?

-E kanë këndu vlonjatët, kanë përshtatur atë këngën e Ponit.

-Hopa hopa, dale dale

Kush e njeh atë Babale

Ky Jetmiri na e bleu

Me Babalen ç’na gënjeu….

-Bo bo, duhen marrë masat se mos e këndon njeri nesër e na dhjeu mitingun, tha Salianusi.

1 komente në “Zbulohet arsyeja e vërtetë, pse protesta mbahet më datën 26 maj”

  1. petro says:

    Djalli me 26 maj 2018 e theu qafen perfundimisht.Populli shqiptar me ne fund e ka zgjedhur rrugen e tije,ka hedhur poshte perfundimisht politiken poshteruse te lidereve te p.d. qe nuk jane gje tjeter vecse disa hajdute qe kerkojne pushtet vetem per tu pasuruar per vehte per te vjedhur e per te mbajtur nen zgjedhen feudale te popullit.Edi rama eshte udheheqesi qe e ka derguar perendija ai do te perfundoje plotesisht reformen ne drejtesi e cila eshte baza e mbeshtetjes se nje shteti demokratik per te ecur perrpara se bashku me shtetett e tjera te europes.
    .europa eshte afer por nuk duhet kenaqur me kaq ,duhet vepruar sa me shpejt se kundershtari budalla eshte shum i eger dhe keshtu i plagosur shume rende do te perpiqet qe te kafshoje prandaj krahas vetingut ne drejtesai te plotesohen gjykatat sa me shpejte me punonjes nga shkollat e magjistratures apo dhe me te huaj qe mund te afrohen sidomos me gjyqtare e prokuror gjermane.kjo do te ishte nje zgjedhje shume e pershtateshme qofte qe ne fillim te punojne dhe me perkthyes..te behet drejtesija sa me shpejt qe tu tregohet vendi atyre qe kane tridhjet vjet qe terrorrizojne vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje