Pas skandalit të vjedhjes së dosjeve dhe serverit të kompjuterit në Prokurorinë e Durrësit, një zëdhënës i bandës së hajdutëve ka shpërndarë një njoftim për shtyp.
“Të dashur qytetarë!
Ajo që ka ndodhur në Prokurorinë e Durrësit nuk është vepër kriminale, por një përpjekje për të ndihmuar drejtësinë.
Duke qenë se Prokuroria e Durrësit ka kaq vite që heton për korrupsion dhe krim të organizuar duke mbajtur në makth qindra qytetarë të ndershëm, ne vendosëm që të japim mbështetjen tonë për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.
Për të çliruar qytetarët nga makthi ne do shqyrtojmë një për një gjitha dosjet që kemi marrë. Ju garantojmë se do të lexojmë me vëmendje serverin që kemi marrë dhe do të arrijmë në përfundime për vërtetësinë e hetimeve.
Aty do të shikojmë kush nga shokët tanë është treguar i ndershëm dhe kush jo. Rrjedhimisht do të vendosim drejtësinë ashtu siç duhet.
Nga të dhënat e para kemi konstatuar se Prokuroria nuk ka punuar dhe ka doza të forta dembelizmi ku ndër të tjera konkludon se ka përdorur detyrën për të shqetësuar qytetarët.
Në shumicën e dosjeve nuk ka asnjë shënim dhe nuk janë lexuar faktet, kurse në server duket se nuk është hapur asnjëherë ndonjë dritare e re. Bie në sy se programet më të përdorura janë Facebooku, loja solitary dhe ajo me gjarpër.
Për gjithë këto arsye ne do t’i studiojmë me vëmendje gjithë materialet. Nëse konstatojmë se nuk ka ndonjë rrezik për ne, mund t’i kthejmë prapë. Kjo mund të bëhet me kusht që Prokuroria të vërë mend herë tjetër dhe të punoj shpejt që të mos na bëjë presion kot për lekë, pa pasur gjë fare në dosje.
Me respekt “zëdhënësi anonim”!
Dhe per kete Byroja Politike dhe sh, edi rama transferuan ne tirane nje dite para sulmit te pare, qe si duket qe pamjaftueshem,prokuroren Prela vec te tjerave ti beie edhe fresk Artes.