Pas zhurmës që bëri ahengu i Fates, shoqëruar me këngën greke “Për para i bëj të gjitha”, sot ka pasur një reagim të ashpër të Fates në mbrojte të hhengut dhe njw shpjegim se ai jo çdo gjë e bën për para:
“Të dashur miq!
Ka pasur një histeri kundër meje, përse jam filmuar duke kërcyer në një aheng nën tingujt e këngës greke “Për para i bëj të gjitha”, kënduar nga një këngëtare shqiptare.
Dua t’iu informoj se të gjithë ata që shpifin për mua, janë njerëz të cilët i shqetëson karakteri im i lartw human dhe shpirti im i madh bamirës.
Unë jam shembulli se si asgjë nuk e bëj për para, por për bamirësi.
Ajo që më akuzojnë mua më së shumti, është tragjedia e Gërdecit.
Këta njerëz janë të pafytyrë.
Janë të njëjtët njerëz që më thonë se unë këtë e bëra si nder për Zenin, tani më thonë “për para i bën të gjitha”.
Tani ndajeni mendjen, a e bëra për Zenin, a për para?
Se po ta bëja për para, e jo për Zenin, sot do isha tretur në burg e s’do më vinte njeri të më sillte as cigare.
Por fakti që e bëra për Zenin, për shkak të shpirtit tim human dhe dëshirës për të ndihmuar një njeri që babai nuk e lejonte të bënte lekw, se ishte kryeministër i ndershëm, më kanë shpëtuar sot jetën.
Po qe se do ta bëja për para, unë ia jepja vetw Mihalit, se shok e kasha, dhe nuk kisha pse përzihesha me Zenin. Vetëm se e bëra për humanizëm për të ndihmuar Zenin, u bë ajo që u bë.
Kujtoni pastaj ndihmën që u kam dhënë familjeve të viktimave, u kam çuar lekw cash, u kam paguar lekët e varrimit, biles ku kishte dy vdekje në shtëpi, kam paguar dy dreka.
Asnjë tjetër se bën këtë.
Më pas, në çdo punë timen jam udhëhequr nga i njëjti parim.
Dhe kur administroja pyjet, dhe kur jepja leje për pastrim pylli, dhe ndihmoja miqtë e mi në tendera rrugësh, apo fabrika çimentosh, jam nisur nga parimi për të ndihmuar njerëzit.
Po do t’i bëja për para, sot do isha në burg dhe pa miq, kurse sot unë jam me kaq shumë miq dhe nuk më mungojnë paratw për asgjë, pasi njeriun e mirë e ndihmojnë të gjithë.
Edhe kjo darkë që shtrova tek hotel “Plaza” është falw aftësive të mija si njeri humanitar dhe i respektueshëm, që i mbaj afër çunat e mirë me lekw, dhe nuk ua bëj nderet për lekw, por që ata të më përgjigjen kur kam nevojë.
Paçi faqen e zezë ju që thoni e bëj çdo gjë për lekw.
Ju doni të më ngatërroni me veten, se jeni njerëz pa ideale.”
fatja me ideale ? o Zot me jep nje gur dhe malit qe zbezan ti bie ! ( poeme e Migjenit te madh ), dhe ketij personi me shoke ti biesh, aq te pa moraleshem jane,