Pas lajmeve se Luli po përgjohet dhe talljes që shpërtheu në rrjet për këtë lajm, Grigja u ul të diskutojë me Salianusin se kush e shpiku këtë problem.
-Unë kam folur me Lulin, por më duket vërtetë i trembur, tha Grigja.
Diçka do t’i ketë ndodhur vërtet.
Po unë nuk kam frikë se e përgjon Rama, po kam frikë mos e përgjon gruaja dhe më hap ndonjë telash kot.
Se ti ma bëre gjëmën me atë që the “shko me më kingun e PD”-së, dhe ajo tani nuk më ndahet.
-Nuk besoj se e ka nga gruaja, tha Salianusi.
Problemi më i madh më duket është se e përgjon Doktori.
Ai ka dyshime që Luli bashkëpunon me Ramën, dhe ka filluar e quan gënjeshtar nëpër tavolina.
Kjo e ka trembur Lulin, pasi ai mendon se Doktori e përgjon.
-Po le ta përgjojë, çfarë pastaj?
-Nuk është aq e lehtë.
Nëse e përgjon Doktori dhe e shikon se ai nuk po funksionon, shfrytëzon ndonjë rrethanë dhe i bën ndonjë gjëmë, duke ja lënë në dorë Ramës.
Pra, thjesht Luli më duket ka frikë se mos e vret Doktori.
Në këtë krizë që është Doktori, i duhet një hero, dhe me Lulin zgjidh dy punë.
-Nuk e bën kurrë Doktori këtë…
-Doktori nuk e bën, por Luli ka frikë.
Dhe po përpiqet të ngrejë alarm, që të mos e përgjojë njeri, ose që ta përgjojnë dhe ta kuptojë kush e përgjon.
-Unë mendoj se është trembur nga kjo puna e parave ruse.
Mendon se e përgjojnë amerikanët dhe do që të bëjë zhurmë të ndërpresin përgjimin.
-Nuk besoj, tha Salianusi.
Kjo nuk më duket shumë e rëndësishme.
Megjithatë po pyes njëherë ish- deputetin Ruli, se ai merr vesh nga këto punët e amerikanëve.
Ish- deputeti Ruli, i bezdisur nga pyetja, ja ktheu me sms.
-I dashur Salianus.
Gjatë luftës së ftohtë u bë një debat i madh se SHBA përgjon udhëheqësit bullgarë, dhe konkretisht Zhivkovin.
SHBA u detyrua të bëjë deklaratë zyrtare, ku thuhej:
“SHBA nuk e përgjon Zhivkovin, për arsyen e thjeshtë se nuk ka çfarë të mësojë prej atij që nuk di asgjë.”
grigja,kujdes me ato regjistrimet ti,se jee pakujdeseshme.se os publikonndonje regjistrim te gruas se lulit me ndonje asgan,se do hapesh probleme