Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në TV Klan.
Pas krizës në të cilën ka hyë Shqipëria, pas dilemave që ka Fevzo për ikjen në Top Channel, kancelarja Merkel ka bërë një lëvizje të papritur.
Ajo ka marrë Edi Rmanë në telefon dhe i ka thënë të bëjë një sakrificë për hir të hapjes së negociatave, të cilat mund të bllokohen për shkak të një vendimi të Fevzos.
-Duhet të shkosh në Opinion bashke me Zamirin dhe Gonen e Vlorës, i tha.
Ata si bamirës të shqiptarëve të varfër dhe ti si bamirës i shqiptarëve të pasur.
Do ta bësh për Fevzon këtë, i tha.
Ndryshe nuk të ndihmoj dot.
Pas pajtimit tënd me Vuçiç, pajtimi i Fevzos me Sandrin është më i rëndësishmi në rajon.
Pas kësaj, ajo i ka telefonuar Fevzos dhe i ka bërë surprizën.
-Sot do kesh dy bamirës biznesmenë dhe një bamirës biznesmenësh, i tha Merkeli.
Duhet t’i tregosh Sandrit, se çfarë je në gjendje të bësh.
Pas kësaj, gjithë palët do të reflektojnë.
Dhe ngjarja ndodhi.
Edi Rama shkoi me Gonen e Vlorës dhe Zamirin në emision.
Gonia shpjegoi se si ua jep rrogën gjashtë vajzave nga Kukësi, Zamiri se si ndihmon familje në nevojë, ndërsa Rama shpjegoi si i ndihmon këta biznesmenët të bëhen të pasur dhe pastaj të bëjnë bamirësi.
Emisioni shkoi shumë mirë dhe në disa momente Fevzo u përlot nga bamirësia.
Kushti ishte që pas emisionit, Rama të mos ulej me Sandrin dhe Zamirin, pa Fevzon.
Dhe kjo u realizua.
Sandri vendosi të takohej me Ramën para emisionit.
Pas emisionit, Rama i tha Sandrit:
-Kjo është sakrifica e fundit që po bëj për ty.
Nesër ulu me Fevzon, se pak halle kam me Holandën e Francën, dhe kjo e Gjermanisë më duhet!
Pas kësaj, Sandri dhe Fevzo janë ulur gjatë në bisedime.
-I thashë Ramës, o Rame, po ça ka ky Fevzo mo burrë, filloi Sandri.
Dhe ai më tha “e ka me ty, se ka me mua.”
Ndaj dua ta sqarojmë këtë punë.
-Jo, nuk kam ndonjë problem, tha Fevzo.
Mua më mori Merkeli, më tha “po deshe më bë bashkë Zamirin, Ramën dhe Gonen e Vlorës, se na duhet për negociatat”. Nuk kam gjë me ty.
-Po i thashë dhe Ramës mo burrë, o Rame, po ça problemi ka me Klanin, Fevzo?
Më tha që ka rënë klasi dhe gratë blejnë çanta Armani tek gabi, nga ato fallcot.
-Po jo mo burrë, se nuk e kam vetëm tek çantat.
Por tek vlerat që promovoni në emisione, dalin njerëz kot.
-O Fevzo, po ça kot mo burrë.
Të vetmit njerëz kot në emisione ti i ke nxjerrë.
Dikur betoheshe që s’do merrje kurrë Fahron, tani merr një javë Fahron, një javë djalin e Fahros.
Ça të bëjmë ne!
-Po jo mo burrë, se kam tek njerëzit, por dhe moderatorët që dalin dhjetë herë me një kostum.
Nuk bëhet kështu.
-Po ça thu mo burë, Arian Çani s’ka kostum fare, Ermali s’ka fare, vetëm ti ke kostume.
-Po jo mo burrë, se se kam tek kostumet, po javën që shkoi kishit emëruar një vajzë që jep kohën, që s’ka klas fare dhe unë nuk dija gjë që ajo ishte emëruar.
-Po ça thu mo burrë, i thashë dhe Ramës, o Rame, po Fevzo ka emëru gjithë femrat në Klan mo burrë, pastaj i shan.
-Po jo mo burrë, se nuk e kam tek femrat, po duhet të bëjmë median serioze, se këtu dukem servil i qeverisë.
-Po ça thu mo burrë, ia thashë dhe Ramës, o Rame, Klanin e ke kundër, vetëm Fevzon ke.
Dhe ma pranoi, “atë e kam”, tha.
-Mirë mo burrë, se nuk është se e kam vendosur, por ça t’i bëj Merkelit që më tha “negociatat janë në dorë tënde”, ndaj e ftova dhe Ramën me këta për çështje të bamirësisë.
Do mendohem e të them.
Dy rrugë ka, ose të iki, ose të qëndroj këtu.
Të shohim çdo të ndodhë.
Hahahahaha Zamiri me gonen tregonin se si ndihmonin ne baniresi dhe Rama si ben bamiresi me zamirin qe zamiri te bej bamiresi me njerezit.
Shum e dhjere e me te futur.
Ha haha. Eshte tamam keshtu. Ne koke i ke rene. Po kur thote e kam emocionale. Si ta le Sandrin? Po Blushi qe me tundon shume do merzitet po nuk shkova? Ja sa te mendohem dhe pak se Ja blushi po i jep shume vlera tch. Lajmet nje tronditje profesionale. Le pastaj keto talentet qe po vine pa rroge. Do cudisin tregun. Merr dhe Agron Llakajn . Nje program Goni, nje Luana, nje Ledioni dhe 4 Fevzo dhe ja u be televizioni me vlera sic e do fevzo:)
Pse nuk e shpallin keta qe ToP Channel do behet shpejt televizion i Sandrit . Zamir Mane ka muaj qe paguan rrogat aty. Frangaj , Blush e Fevziu jane bashke . Mane paguan.
Fevzi b.q lereni te shkoje te haje syfyrin andej nga Mai Tai me ndonje suxhuk te zi mos e implikoni me kancelarite Europiane kete anadollakislamik mbetje Tyrke.