Sandri bën publike kontratën me Fevzon

9 Qershor 2018, 20:05Antena TEMA

Pas paqes së madhe mes Sandrit dhe Fevzos, Sandri bëri publike kontratën me Fevzon dhe detyrimet që ai ka për të tani e tutje.

Detajet e kontratës i bëri të ditura Sandri gjatë një bisede me drejtorët e TV Klanit, pas firmosjes së marrëveshjes.

-Ju kam mbledhur t’u them ca gjëra për këtë unë, e Fevzos, se na çau k.. dhe ky.

Bën sikur i rruhet për këto filmat turk që jepni ju para dhe pas emisionit të tij.

Mos na çani trapin, tani e tutje pas emisionit të Fevzos, nuk ka më “Ertogrul”.

Gjejini orar tjetër, se e ka gjithë inatin pse “Ertogrul” shikohet më shumë se ai.

Kush e bën këtë programin ta ndërrojë, se na çau k…

E dyta që ka problem, janë këta të ftuarit tek Mamaqi.

Se ça fton ca pjeshka ti Mamaq, që nuk ja paskan dhënë këtij kur ua ka kërkuar.

Tani vari lesht, por ti çoja një sms kur merr ndnjë nga ato,  të bëj sikur jep pëlqimin dhe ai.

E treta, kjo Rudina mbasdite paska ftu nja dy herë njerëz që kanë qejf udhëtimet nëpër botë, dhe Fevzo i paska pa.

Tha ‘është skandal, se s’mund të nxirret në ekran një njeri që udhëton me autobus apo autostop.

Asnjë nga ata se kanë prit me parrulla “Mirëserdhe në Indi”, përshembull, siç më kanë prit mua’.

Kështu që ti Rudina mos na ça trapin kur flet për veshje, modë, udhëtime, pyet njëherë Fevzon.

E katërta, e kishte kunjën me këtë që jep kohën.

Kështu si paraqitje tha është e mirë, por nuk di kush e ka sjellë.

Dhe kishte dyshimin se duke qenë e bukur, njerëzit nuk dëgjojnë fare çfarë thotë dhe nuk marrin vesh si do jetë koha.

Shakohoxha, gjeje kush e ka sjellë dhe prezantoja Fevzos.

E pesta, ka lidhje me Arditin. Thotë që aty ftohen njerëz ordinerë, dhe thotë se na prish imazhin, se shikohet më shumë se “Opinioni”.

Pas kësaj, thotë se njerëzit thonë që Klanin e shikojnë njerëz ordinerë dhe humbasim shikuesit elitë të “Opinionit”.

Kështu që ti Ardit thuj atij të sondazheve ta ulin pak, se ata vetë i bëjnë, se na çau trapin.

E gjashta, nuk ka lidhje me ju, por me Samirin, pasi ne nuk e kishim llogarit që ai donte vilë në Palasë, se nuk i pëlqen fshatrat.

Tani që e morëm vesh, u zgjidh çështja.

Jo se i duhet vilë, por mendon k.. se kushedi çdo themi ne po nuk ishte ai aty.

Tani këto kushte ka ai, plotësojani dhe mos më çani trapin se dhe Rama qe i shqetësuar.

I thashë, “o Rame”, po nuk ikën ai, se e di unë çfarë do.”

Dhe fiks ato gjëra që mendoja unë donte.

5 komente në “Sandri bën publike kontratën me Fevzon”

  1. Rashela says:

    Mero na shkrive. E bejme gjumin rehat me qe qenka qetsu Fevzo. Fevzo qe te qetesohet vete ta mbylli fare opinionin ben mire. I ra vlera fare, eshte koooooooooooooooooot. Aty, aty edhe Ermali. Ju jep kot gjithe ato leke. Hiç mos ju jep se nuk ikin, s’kane ku vene me degjo mua. Do te lepihen edhe per 2 leke me ato emisione te veshtira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje