Sqarohet Haradinaj: Gruan që e largova nga skena, po i ikte autobusi!

10 Qershor 2018, 20:39Antena TEMA

Gjatë një ceremonie solemne që po mbahej sot me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në hapësirat e saj, ndodhi një incident. Për shkak të organizimit të dobët, iu desh që në të të involvohej i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Teksa po përgatitej t’i jepej fjala Presidentit shqiptar, Ilir Meta, e paftuar në skenë mori fjalën një grua, me emrin Valdete Dërralla, e cila u prezantua si pasardhëse e Mehmet Dërrallës, ish-ministër i qeverisë së Ismajl Qemajlit.

E teksa zonja Valdete kishte filluar numërimin e kritikave ndaj monizmit dhe politikanëve aktual të Shqipërisë, z. Haradinaj për një moment mori rolin e sigurimit, duke e larguar fizikisht gruan nga skena. Pavarësisht protestës së saj mjaft të ashpër, Haradinaj me ndihmën e stafit organizativ ia arriti qëllimin që ta largojnë gruan nga skena.

Por, pas kësaj ceremonie, Kryeministri po përballet me kritika të shumta për sjelljen e tij. Kjo duket që e ka cytur atë të japë edhe sqarimin e tij që është version mjaft i papritur.

“Nuk ka pasë dhunë. Në Dukagjin ne nuk e tregojmë forcën me gra, po me burra”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tej ka thënë se ia ka ndërprerë fjalën gruas që doli në skenë sepse ajo kishte ardhur nga Shqipëria dhe se për disa minuta po i ikte autobusi.

“Unë nuk isha i dhunshëm me të. Unë i thashë që qetash e ki autobisin e 5-ve, e masnej s’ki deri nesër. E kisha për të mirën e saj”, ka thënë veç tjerash Ramush Haradinaj.

Marre nga Pampress/

13 komente në “Sqarohet Haradinaj: Gruan që e largova nga skena, po i ikte autobusi!”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Moj Shqypni
    e Mjera Shqypni
    ku edhe Magjari
    pordhon ironi
    hajduti me çizme
    ësht’ president
    të vjedhin, të rrah8n,
    të japin dhe mend.
    ***

    1. Bushi says:

      Ato dredhira mbaji per vehte ti Haradinaj.E ke dhjere fare me sjelljen tende harbute ndaj asaj gruaje.Nuk mund te sillet nje kryeminister keshtu me njerzit.

  2. Nik says:

    Z. Haradinaj duhet te turperohet dhe te kerkoje falje per rastin. Nuk eshte kryeministri ai qe mban radhen e folesve dhe aq me teper te beje rolin e bodigardit!
    Nik

  3. Altun says:

    E kA emrin Ismail Qemali o te qifsha motren.

  4. Roberto says:

    Hajde koqe hajde.

  5. Alpet.al says:

    Titulli me gabim gramatikor.
    Duhet: “Gruas qe e largova nga skena, po i ikte autobuzi”. Dhe jo, Gruan qe …
    Ose, nese gazetari parapelqente ta linte emrin ‘grua’ ne titull, ne rasen kallzore, duhej ta kishte vene titullin keshtu:
    “Gruan qe e largova nga skena, po e linte autobuzi”.

    Pra, ose “Gruan… po e linte autobuzi”
    ose “Gruas…po i ikte autobuzi”

    Une per vete bej gabime gramatikore dhe drejtshkrimore me thase.
    E mirekuptoj edhe gabimin e gazetarit.

  6. Dibrani says:

    Ky eshte lop me plot kuptimin e fjales

    Sa her Ramush ? hap gojen vetem injorance prodho.

  7. Veterani says:

    Komplet Idiot i lindur.Turpi

  8. D O K L E A T I says:

    Ne Prizren dhe Mamushe perpos gjuhes shqipe, ne nivelin lokak, , ghuhe zyrtare eshte edhe Turqishtja.
    Nuk e dije sa perqind te votave Haredinaj fitpo me Prizren

  9. mikojani says:

    Ik ore rrugace e kriminel,largohu hap krahun,mjafte me poshtersi.Ju jeni kriminel dhe spiuni serbit,jeni nje tufe hajnash,qe moret ne qafe ate popull.Ti je nje Enverist i qelbur more legen.

  10. arban shmili says:

    Nja dy fjalë, or burr, mirënjohjeje për pinjollët Deralla. Jemi në Shqipëri.
    Asaj do i ikte autobusi, po ja se ti të paskëshin ikur mendtë, or i paqytetëruar!

  11. Luti says:

    Ore ti dhe te gjithe plehrat e politikes Shqiptare na vini hakut…..kam bindje te forte SE ju meritojme .

  12. Zgalem says:

    Sjellia e Hajredinaj , ne festen e 142 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, nuk ishte njerezore , ndersa si etike kryeministrore ishte nje skandal i pa pare . Parafytyro nje Kryeminister , qe i rreben mikrofonin , nje gruaje , qe diskuton , qofte qe flet dhe marrezira ne foltore .Kryeministri perfaqeson eliten e popullit , sepse eshte seleksionuar me vote . Me sa duket , ky Krzeminister , eshte i talentuar per xhandar . Edhe xhandari , mendohej shume , kur dhunonte nje grua , per te cilen kishte urdher arresti . Kane kaluar kaq kohe , nga ajo ngjarie , dhe Hajredinaj vijon te jete K/Minister. Po tregohen shume tolerante kosovaret , qe me ligj dhe kanun , ndalohet rreptesisht dhuna ndaj grave . Sot Hajredinaj ka paturpesine ben humior me rrastin brutal . Hajredinaj me qe vullnetarisht nuk ka dhene dorheqjen , dikushi , duhet te kerkoi shkarkimin e tij ne Kuvend dhe te votbesohet . Me qe ndoshte nuk ka ndonje nismetar , merrni kete opinionin tim , per nisme dhe diskutoni votbesimin e ketij atrroganti , qe nga edukata eshte posht nje polici te komunes . I lutem Kuvendit te votbesoi , me tendence , qendrimin arrogant te Krzeministrit . Nje krzeminister arrogant me popullin , eshte tolerant me kriminelet . Te dashur deputete , mos hezitoni , ta ckarkoni kete xhahil , turk .Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje