Fevzo jep disa pista të eleminimit të Gjermanisë në Botëror

27 Qershor 2018, 20:13Antena TEMA

Pas eleminimit të Gjermanisë nga Koreja e Jugut, Fevzo ka dhënë disa pista të mundshme, të arsyes që çuan në këtë rezultat:

“Për mua vendimtare mendoj se ka qenë Samiti i Kores së Jugut, ku Kim Jong për herë të parë doli jashtë Koresw së Veriut dhe takoi homologun e Koresë së Jugut.

Me aq sa kam folur me liderët botërorw, kjo ka qenë një nga garancitë që Trump i ka dhënë Koresë së Jugut për të zbutur Kim Jong-un.

Me sa di unë nga burimet e mija në Shtëpi të Bardhë, Trump e ka garantuar Korenë e Jugut se po e bëtë këtë gjest, do keni një favor në Kampionatin Botëror, por nuk ja ka specifikuar.

Më vonë, pasi Merkeli u takua me Trump në Samitin e Singaporit, dhe kur ai refuzoi të firmosw deklaratën e Samitit, bëri fjalë me Merkelin.

Ajo i kërkoi llogari në sy të gjithë burrave pse nuk firmos.

Ai nuk i dha përgjigje, por kur ajo doli jashtë, pyeti sekretaren.

-Nga ishte ajo gruaja që më bërtiti?

-Nga Gjermania, i tha sekretarja.

-Ok. Thuaj atij të Koresë së Jugut, ke 100 millionë dollarw të mundësh Gjermaninë.

Dhe kështu u bë.

Besoj se kjo ka qenë vendimtare në fatin e Kores së Jugut sot.

Nga ana tjetër, mendoj se Gjermania ka humbur dhe për faktin se ka tradhtuar Francën dhe Holandën në rastin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë.

Ajo në finale ka qenë pro hapjes së negociatave pa kushte, por Franca dhe Holanda kanë ngulur këmbë, dhe u gjet ajo zgjidhja e mesme.

Merkel ka kërcënuar Macronin, duke i thënë se në Europë vendos unë dhe jo ti dhe Holanda.

-Ta shikojmë në Rusi se kush vendos, i paska thënë Macroni.

Dhe ja ku ndodhi.

Të gjitha këto mendoj se janë pista të mundshme të humbjes së Gjermanisë.

Por nga ana tjetër, mendoj se dhe ai trajneri ka pas një veshje skandaloze, dhe sjellje jo higjenike gjatë ndeshjeve.

Dhe këto gjëra ndikojnë.

Unë për vete e kam parashikuar qysh në fillim se Gjermania ose do kualifikohet për në finale, ose do skualifikohet gjatë grupit, pasi jam i bindur që nuk ka rrugë të mesme.

Dhe ashtu ndodhi, u skualifikua.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje