Monika i shkruan presidentit: Do të ndërpres dietën po dekretove Teatrin

30 Qershor 2018, 20:28Antena TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka shkruar një letër të ashpër presidentit Ilir Meta, lidhur me mundësinë e dekretimit të ligjit të ri për Teatrin Kombëtar prej tij.

Në një letër që ja ka lënë tek cepi i pjatës gjatë drekës së sotme, Monika ka qenë shumë e ashpër.

Presidenti ndërkohë që u ul të hante drake, pa letrën dhe mendoi se ishin rekomandimet për dietën.

Kur e hapi, ç’të lexonte:

“Zoti Meta.

Në qoftë se ju vazhdoni në këtë rrugë, pangopësia e qeverisë do të zërë dhe ty sytë dhe do përfundosh shumë keq….”

Meta  e ndërpreu leximin.

-Po ça ke moj grua, se s’po e tepëroj me të ngrënë.

Ja, këto perimet e ziera, një sallatë dhe pak peshk.

-Leri këto, po vazhdo lexoje, i tha Monika.

“…Kjo qeveri që nuk ngopet së ngrëni, tani ka shtuar oreksin dhe me Teatrin Kombëtar.

Ajo po merr tokën mes garazhit të Avniut dhe kafes së Kaçit, dhe ka për të lënë me gisht në gojë gjithë aktorët që shëtisnin aty.

Nëse kjo situatë vazhdon më tej, ne kemi vendosur të reagojmë zyrtarisht ndaj teje.

Por unë i kam premtuar partisë dhe një sërë masash represive ndaj teje.

E para, nëse ti e firmos atë ligj, atëhere mos kërko që të porosis më drekë dietike.

Do hash çfarë hanë gjithë të tjerët.

Kam porositur gruan që gatuan, të mos blejë më perime të ziera dhe sallatë në drekë, por vetëm supë dhe gjellë me mish.

Kam marrë masa të zhduk gjithë pijet dhe lëngjet nga shtëpia, me qëllim që ta provosh çdo të thotë të rrish pa pirë, siç do ngelen ata aktorët, po u prish Teatri.

Do heq abonimin e Digitalb dhe Tring dhe të shikosh vetëm TVSH, që të të shfaqet Thoma Gëllçi në ëndërr.

Nuk do kesh më asnjë komunikim me LSI dhe do ndalojmë Petrit Vasilin të të tregojë barcaleta çdo darkë.

Do marrësh përsipër përgjegjësinë për çdo çrregullim shëndetësor që mund të pasojë nga prishja e regjimit të zakonshëm të ushqimit.

Përveç kësaj, do kesh dhe mungesën e mbështetjes së LSI.

Sa herë të dalësh në TV, nuk do kesh asnjë mesazh nga anëtarët.

Tani bë si të duash.

Pres përgjigje deri në darkë, para se të filloj ndëshkimin”.

7 komente në “Monika i shkruan presidentit: Do të ndërpres dietën po dekretove Teatrin”

  1. Meta says:

    Po dale moj grua, jo kaq e ashpër. Merre me qetësi e dashuri….Ç’është gjithë ky inat….. E mirë, de, mirë, mos u mërzit, nuk do ta firmos. Hajt, tani, mos bëj kështu, hiqi brekët…

  2. Ivan i madh says:

    Deri ketu mire Mero po per mardheniet seksuale apo ato si permend se ajo i shfryn epshet me, Lulushin e te tjeret ose ka kaluar ne monopauze se eshte punuar shume nga politikanet e kariere. Se femra kur kalon ne monopauze behet shume agresive dhe e pa permbajtur dhe ha dhe parnerin si Akrepi dhe Mona ne ate faze është.

  3. selvia says:

    ILIR FLORIRIN E RREF GRUJA, KERKO MBROJTJE ORE SE E PERMBAN LIGJI….. A JU HONGERTT KOLERA JU HONGERT, FAMILJE LESHI…..

  4. zefi says:

    Hëngshi e pifshi helmin të dy një or e më parë. O sharlatan o hajdutë o të pa skrupullt,o delenxhij,o te pa besë,haka e popullit ju raftë kresë.

  5. sul korriku says:

    Me duket i ka thene “te ndèrpres zhvillimin…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje