Donin të prishnin një rrugë dhish në fshatin tim, për të bërë një rrugë të re me asfalt.
Kryeplaku mblodhi fshatin dhe u kërkoi mendim për ndertimin e saj.
– Te mos prishet rruga e vjetër. Atje une kam vrare gjunjët, kur kam qene i vogel, para 70 vjetesh…
– Ne ate rruge kemi lënë leshtë, u ngrit Loni…
– Ku ke lesh ti, o Loni, e ndërpreu nje bashkefshatar.
– Une jo, po dhitë e mia, vazhdoi ai.
Gjithë ato gjembace në atë rrugë te ngushtë, m’i kanë krehur dhitë.
Për hir të atyre kujtimeve, të mos preket ajo rrugë…
– E dini ju ju që ajo rrugë pa rrugë ka dhe deshmorin e saj?
Rahmetlliu Nasi rrëshqiti në të tatepjetën e saj dhe theu qafën.
Ndaj ajo ka marre emrin Nasi i Themies.
Si mund të vihet dorë mbi kockat e Nasit?
– Ju, bashkëkatundarë të mi nuk dini se cili do ta bëjë këtë rrugë.
Është njeri me emrin Mal dhe kjo është tallje e hapur me ne, që jemi fushë dhe e vetmja kodër e vogël është kjo e fshatit tone, foli nga vendi 80 -vjeçari Lakja.
– E, mor vellezer të mi, mori fjalën Kaçi, që njihej si hajduti i pulave të fshatit, po ishte llafollog,- po u bë kjo rrugë e re, iken delet dhe dhitë tona…
– Pse, pyeti Neri pa u çuar?
– Sepse do vijnë nga qyteti me makina e do na vjedhin bagetitë.
Me këtë rrugë të ngushtë që kemi sot, nuk hyn kush.
Mezi kalojme ne…
– Unë them të ndërtohet rruga e re në fshatin përballë, e mori fjalën Sala, i cmenduri i katundit.
Ne ta ruajmë këtë rrugicë, se ia kemi marrë dorën.
Se kjo rrugë më ka marrë mendte mua, kur u përmbys arkivoli i babait tim, që po e çonim në kishë…
– Besoj, – i ndërpreu diskutimet kryeplaku, – se të gjithë ju keni nostalgji për rrugën e vjetër.
Ajo është mbi 100-vjeçare dhe kemi prishur qindra e qindra pale opinga…
– I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, thirri me sa i hante zëri, Kaçi.
– Kuptova që ju doni t’ia ngecni xhadenë fshatit komshi, vazhdoi kryeplaku. Ashtu u bëftë…
Dhe u mor vendimi fshatshe që rruga e vjetër të mos preket…
Por fshati kishte disa djem në Tirane dhe kurbet.
Ata mblodhën ca para dhe një ditë mbërritën në katundin e largët një përfaqësi e tyre.
Morën një firmë ndërtimi, filluan punë me traktora dhe ekskavotora dhe për një kohë të shkurtër hapën rrugën e re.
-Po prisni mo djemë, ju nuk na pyetët fare për rrugën.
Ne kemi gjithë ato histori për t’u treguar, u tha kryeplaku.
Kemi bërë mbledhje për këtë punë.
-Përfaqësia do t’i dëgjoj të gjitha historitë, i tha një nga djemtë, traktori do bëjë rrugën.
Me vone katundi ngriti kengen e njohur:
Kur ne fshatin tone,
erdhi eskavatori…
Na prishi gjithë rrugët
Belaja na polli
Nuk ke me kë zihesh
Me rrugën e gjerë
Po të ish gjallë Nasi
Namin do kish bërë.
Na rrëshqasin lopët
Kur ti s’ke ku mbahesh
S’ke me kë të zihesh
S’ke me kë të shahesh
Teatri nuk prishet!