Berat Buzhala i shkruan Erdoganit: Tash e kuptova pse më ke qit “Non Grata” në Turqi

10 Korrik 2018, 20:37Antena TEMA

Gazetari i Kosovës Berat Buzhala, e ka të ndaluar jo zyrtarisht të shkojë në Turqi, për shkak të qëndrimeve të ashpra kundër Erdoganit.

Sot, pasi Erdogan shpalli qeverinë e tij, Berati e kuptoi arsyen e armiqësisë së Erdoganit, dhe i ka shkruar këtë mesazh:

“I nderuar Sulltan.

Kam pas shumë dilema pse je idhnu aq fort me mue, pasi që, unë nuk jam i vetmi që nuk të don në Kosovë.

Janë edhe goxha të tjerë.

Fillimisht kam mendu se je idhnu me mua se shaj Thaçin dhe ti e ke jaran.

Me dyshim e kam pas, por duket që ja kam ras kot.

Më pat thënë Kadria, nuk shkon Hashimi der aty, por dyshimi më brente.

Më pas kam dyshu që e ke prej Edi Ramës.

Dhe atë e don fort dhe kam mendu se meqë unë grindem me të, jam dhe armiku jot.

Ai kurrkund s’mu ka kërcënu me thënë të drejtën, se më ka kallzu Batoni, por thashë njeri tinzar i Jugut, çfarë s’bën.

Herë herë kam mendu se e ke ngaqë jam mik me Ilir Metën dhe ti nuk e ke qejf, s’di pse.

Ani kishit me shku vaj me njëri- tjetrin, por u ka shti në sherr Edi Rama.

Por tash e kuptova.

Ti e paske me emrin tim.

Ti e paske një dhëndër në shtëpi me emrin Berat Albajrak dhe ke mendu si çdo Sulltan, që njeriu duhet me e meritu këtë emër.

S’të ka shku mendja keq!

Ke mendu që në gjithë Sulltanatin tend, nga Uzbekistani në Bosnjë, kurrkush s’mundet me pas emër si dhëndri yt.

Për besë ata në Shqipni të zgjutë janë, dhe kurrkush aty nuk vë emër Berat, përveç ne kosovarëve të tremtë.

Ne kena mbush vendin me emra Berat, Shkodran, Labinot, Vlorë, Sarandë, Vjosë, Valbonë, ani dhe Milot kena vënë, që është kuku nëne çfarë vend i shëmtut.

E tash ti me sa duket je mërzit prej këtij emri.

Po ti e bëje një telefon burrë, se unë e kisha bë Skrapar dhe këshu isha rregullu më mirë dhe me presidentin tim në Shqipni, e isha në rregull me ty.

Ani kur ma ke ftof, me mbiemrin Albajrak, me demek flamur shqiptar, e unë me këtë mbiemër që s’di dreqin nga ka mbi, “Buzhala”.

Krejt më ke myt e ma ke ftof mendjen, që nuk më ke marrë inat për antiturk, por për shqiptar që se meritoj emnin Berat.

Veç po vdes me e marr vesh si e ka emrin vajza jote me vdek i qetë.

Kuku me e pas Vlora dhe ajo, du mos me shku kurrë në deti.”

9 komente në “Berat Buzhala i shkruan Erdoganit: Tash e kuptova pse më ke qit “Non Grata” në Turqi”

  1. Krishterimi ka ardh nga shkretetirat e Palestines says:

    O Vesh Llapush il o Zhuls

  2. Glaukias says:

    BUZHALA = BUZ + HALA = BUZE HALE = GOJE MUT

  3. Arsimi-Prishtine says:

    Berat po mundohesh me na qite hi syve. Ti paguhesh me para te majme te luftosh cdo gje shqiptare qe lidhet sadopak me besimin Islam. Sa here te flasesh kunder kesaj kaste njerezish ti duhet te tregosh se prapa emrit tend shqip fshihet perkatesia jote fetare katolike. Dhe , ti ke nje mision si me gazeten tendde Expres si me televizonin tend T7 te cilat “prona’ zor t`i kesh ndertuar me leke tuaja,. madje besoj shume besoj se ato i merr nga Serbia, Greqia dhe pse jo edhe nga Vatikani vetem per te perqare shqiptaret dhe per te krijuar mosdurim mes perkatesive te ndryshme ideologjike dhe sidomos fetare.

  4. Nikolini. says:

    I nderuemi Zotni Berat Buzhala.
    Me kete artikull qe ke shkrue me plot goje po te tham : Pushke ma te bukur kurr nuk ke qite. Respekt.

  5. O Buzhal majmuni ti me at fytyre si njeri i Neandertalit s’di si te quaj me shume primitiv apo servil spiun i Serbis , ti ke pas mik edhe Gruefskin madje i ke shty shqiptaret qe te votonin kete qelbesire dhe antishqiptar te betuar sllav, dhe duhet ta ndrosh urgjentish emrin Berat se nuk e meriton pasi ti nuk je me teper se nje mut haleje.

  6. Xhipja says:

    Mbajeni more vllazen kosovar kete lepur se me yryshin qe ka mare xona caje te gjitheve dhe do te zhduke gjithe shqiptaret

  7. Sefa says:

    Shqiperia duhet te largohet nga Ky diktator anadollak

  8. zaim zajmi says:

    më ke qit, analfabet, injorant…e ke vështirë të zotërosh gjuhën standarde shqipe e duheshka të lexoj se c´na zhgarravis ti!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje