Jari ka përgënjeshtruar zërat se qëndrimi i tij për ndërtimin e Teatrit të ri, ka lidhje me faktin që nuk është dhënë leje ndërtimi tek toka e gruas së tij, pas parkingut të PD së vjetër.
Në një sqarim të tij thuhet:
“Është e vërtetë që gruaja ime është pronare e tokës në krah të kullave që do të ndërtohen tek ish parkingu i PD. Është po ashtu e vërtetë që ne kemi kërkuar të ndërtojmë atje por kemi pasur disa probleme.
Por unë nuk jam martuar me gruan për shkak të pajës, por e kam njohur në Teatër. Ne ishim në Shkollë të Bashkuar dhe na çuan të shikonim shfaqjen “Pallati 176”. Ajo kishte ardhur me shoqet e shkollës. Kështu që për mua Teatri është i shtrenjtë, se më kujton gruan por jo tokën e gruas.
Toka e gruas erdhi më pas. Unë ja ofrova Doktorit të bënte ç’të donte me të, por pastaj punët u ngatërruan, se erdhi në pushtet qeveria e bandave dhe drogës.
Më mori Doktori në telefon për këtë çështje.
Bujari ju dëgjon,- i thashë unë!
-Atë tokën,- tha,- duhet me e mbrojt pasi qeveria e drogës që po vjen në pushtet, mund të na e tjetërsojë.
-Bujari ju kupton drejt,- i thashë.
Dhe që atëhere lufta ime për ta mbrojtur këtë tokë është e lidhur me parimet e mija me Partinë Demokratike me Doktorin dhe jo si pronë e familjes.
Për këtë arsye kur unë protestoj për Teatrin, protestoj se më kujtohet komedia “Pallati 176” dhe ajo mbasdite e paharrur si student i Shkollës Bashkuar dhe natyrisht detyrimi që ka PD për të ruajtur trashëgiminë kulturore të para viteve ’90.
Ndaj gojët e liga që duan të më akuzojnë se e bëj për tokën e gruas, do marrin përgjigjen e merituar. Bujari jo vetëm dëgjon dhe kupton, por dhe reagon”!
Eshte e vertet qe Jari e njohu gruan ne theater dhe ra ne dashuri me shikimin e pare, sic binin ne dashuri djemte qe skishin pare femer me sy me pare. Jarit nuk i vajti mendja fare per pasurite perrallore te saj. Thjeshte ai ra ne dashuri. Me intersante eshte cdjeu e dashura e zemres kur pa Jarin. Asgan i gjate,bllond me floke kacurel dhe pa mustaqe Jari ngjante si Heri,princi anglez. Asaj ne ate kohe as qe do i vente mendja qe Jari do bente ate karire fantastike ne jete. Ajo ne fillim mendoi qe Jari ishte Enverist i kulluar dhe nuk kish se si te mendonte per aftesite e tij per te nderuar me shpejtesi pozicionet ne jete ashtu si era qe here fryn nga jugu dhe here nga veriu. Asaj as qe i vajti mendja qe ne te arthmen Jari do behej shoke i ngushte me Saliun , qe ishte gati po aq i shpejte sa ai per tu transformuar nga komunist 24 karat ne demokrat me afetsi te vecanta komuniste. Ku ta dinte ajo e shkreta qe keta komunisto-demokrat do binin aq shume ne dashuri me njeri tjetrin sa ajo gati eshte xheloze se mos dicka tjeter vec idealit luhet midis tyre. E mera as i vajti ndermend qe Jari nga blond do behej zeshkan me mustaqe,por kjo as qe ja ka zvogeluar dashurine e saj per te. Bile nuk eshte e sigurte ne se ndjehet akoma xheloze,qysh nga momenti qe Jari pati ca probleme shendetesore….vazdon here tjeter.
Te hengert mortja me gjith Odete.
Kancer familjarisht
undefined
undefined