Strazo ka qenë sot protagonist i një ndërhyrje në det, ndërsa dy pushues ishin në panik nga dallgët e detit që nisën papritur në Gjirin e Lalzit.
Strazo u afrua, u dha dorën dhe i ndihmoi të dilnin nga zona e rrezikut.
Pas kësaj, dy turistët falenderuan Strazon për ndihmën, por ky i fundit nuk i pranoi falenderimet.
Duke folur para gazetarëve, Strazo tha:
“Dy pushuesit, që sot ne u dhamë ndihmen e parë dhe i nxorrëm nga dallgët, nuk kanë shpëtuar falë kontributit tim, por falë Sali Berishës.
Unë dhe shoku im, nuk jemi këtu për të shpëtuar qytetarët.
Për ata mban përgjegjësi Gjushi i Durrësit.
Ne jemi këtu vullentarë çdo fundjavë për të qëndruar nën ujë me pompa zhytëse, siç na shikoni, pasi nuk jemi të qartë kë fundjavë do thyej2 rekordin Doktori.
Ne nuk duam t’i biem në sy, se ai e ka bezdi t’i bëhesh servil.
Duke menduar se tani nuk ka Gardën me vete, ai që kur ka ikur nga kryeministër, nuk ka thyer më asnjë rekord noti.
Kjo, ngaqë ai mendonte se Garda e mbante sipër ujit.
Në fakt, kam qenë unë me këtë shokun që futeshim poshtë me bombla ajri, për ta mbajtur sipër.
Ndaj çdo verë ne vijmë çdo fundjavë në Lalëz dhe notojmë poshtë ujit me bombla, në pritje të hyrjes së tij në det.
Ai në fakt po heziton.
Dhe kur futet, futet bashkë me Lulin deri tek mesi dhe bëjnë muhabet në det, se kanë frikë që përgjohen nga regjimi.
Dhe sot ne ishim duke pritur që ai të hynte në det, pasi doli shëtitje pa Abin, kur pamë dy pushues që ishin të rrezikuar.
Natyrisht u dhamë ndihmën e parë dhe ata janë shëndoshë e mirë, por ata duhet ta dinë se e kanë jetën nga Sali Berisha, jo nga ne.
Ne jemi aty për Sali Berishën dhe falë atij burri ata sot janë gjallë”.