Kunati drejt SHBA për të paguar avokatin e Lulit

9 Korrik 2018, 19:50Antena TEMA

Kunatit ju desh të niset këtë të dielë herët për në SHBA.

Hetimet ndaj parave ruse të paguara për PD-në kanë avancuar dhe ka adhur koha të paguhet avokati.

Për këtë, Kunati i ka kërkuar lobistit të tij të përpiqet të maskojë udhëtimin e sikletshëm me një vizitë për takime pune në SHBA.

Pas disa konsultimesh, lobisti i çoi Kunatit axhendën e vizitës zyrtare që Luli do të thotë në Shqipëri:

“Zoti Lulzim Basha është i ftuar urgjent nga presidenti Trump, për t’u konsultuar se si duhet të sillet me Kim Jung-un, ngaqë Shqipëria ka përvojë me udhëheqësa komunistë.

1.Presidenti Trump e ka urdhëruar Lulin të lërë gjithë punët dhe të niset të dielën herët.

Presidenti i ka premtuar se do t’u kërkojë falje dhe seksionit të PD në Teatër për mungesën e Lulit disa ditë.

2.Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar

urgjent Lulin për të vendosur se çdoë bëj në Shqipëri.

Zoti Pompei kërkon të dijë po ashtu mendimin e tij për mënyrën se si duhet të sillet SHBA me Europën, meqë Luli ka përvojë si emigrant në Europë.

3.FBI ka kërkuar urgjent takim me Lulzim Bashën për të kontrolluar një operacion për pastrim parash në botë.

Luli ka përvojë në identifikimin e parave në “Toyota Yaris”, si dhe në pagesat përmes ofshoreve ruse.

4.Lulzim Basha është kërkuar në takim urgjent nga Senati para votimit për dekretimin e Doanld Lu ambasador i SHBA në Uzbekistan.

Ata duan të dëgjojnë nga Luli vërejtjet që ka për zotin Lu, para se të vendosin nëse zoti Lu është apo jo i përshtatshëm për Uzbekistanin.

Një vëmëndje e posaçme do t’i kushtohet huqeve të zotit Lu, tipit të ushqimit që hante në Shqipëri, nivelin e gjuhës shqipe që përdor, a di fjalë të pista apo jo etj.

5.Zoti Basha do të ketë një takim urgjent dhe me Prokurorinë e Shtetit të Neë Yorkut, të cilin duhet ta këshillojë se si paguhen para për lobistët në SHBA, në emër të kompanive ruse.

Për këtë do ketë mundësi të demonstrojë dhe përvojën e vet, por që SHBA do t’ia falë se i duhet në Shqipëri.”

Këto ishin pesë pikat që lobisti i dërgoi Kunatit për t’ia paraqitur opinionit publik në Shqipëri.

-Është e sigurtë që nuk merret vesh se përse do të vijë, tha lobisti, pasi shqiptarët do hutohen nga axhenda.

-Dakord, i tha Kunati.

Axhenda qenka serioze. Po si do t’ia bëjmë për avokat?

-Në Shqipëri u mbroj unë, tha lobisti, se them që erdhët për axhendën, tek avokati mbrohuni vetë, se me para është ajo punë.

2 komente në “Kunati drejt SHBA për të paguar avokatin e Lulit”

  1. Shaba says:

    Axhenda nuk perbehet nga 5 pika por nga gjashte pika. Pika e gjashte, per arsye sigurie, nuk pasqyrohet ne kete axhende por ne shtojce axhenden qe vetem Luli e di. Departamenti i Shtetit ka ftuar lulin per te bere nje leksion ne magistraturen e CIAS se si te kamuflohen spiunet. Duke u nisur nga exsperienca e Lulit ne Kosove, atij i kane kerkuar si te veprohet me spiunet amerikane qe akoma veprojne ne Siri. Kunati I sugjeroi qe shtepia e verdhe, mund te sherbeje si mesim klasik per spiunet Amerikane. Ai i sugjeroi qe spiunet amerikane atje te behen pjestare te organizatave hulumtuse apo humanitare dhe te kamufluar si punonjes te EULEK-sit te japin te dhena se ku fshihen forcat terroriste siriane. Kjo do jete nje ndihmese e mire duke ditur kontributin e Lulit qe nen ombrellrn e EULEKS-it zhbiriloi organizimin dhe disllokimin e forcave terroriste shqiptere qe vepronin ne Kosove ne kohen kur sapo kishte mbaruar lufta e NATOS. Momenti qe ushtaret e Amerikes po terhiqen nga Siria perkon me momentin e nderprerjes se bombardimeve te Srbise dhe misioni I vecante I lulit dhe nje ndihmese te madhe ne luften kunder terrorit.

  2. Peço says:

    Kjo anten sikur konfirmon edhe njëherë thënien “shakaja është gjysma e të vërtetës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje