Protestuesve të Teatrit sot iu priu Jari.
Në fakt, ai nuk iu priu, se nuk ecën dot, por i priti tek dera e Presidencës.
Pasi demonstruesit arritën aty, ai mbajti fjalimin e rastit:
“Sot është cenuar rëndë siguria kombëtare.
Kryeministri i vendit ka ikur jashtë shtetit prej një jave.
Presidenti ka ikur jashtë shtetit.
Kryetari i Kuvendit ka ikur jashtë shtetit.
Lideri i opozitës është jashtë shtetit.
Vendi është në rrezik, pasi siguria kombëtare është cenuar rëndë.
Të tre këta udhëheqës kanë shfrytëzuar rastin që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, dhe nuk ka kush t’i gjykojë.
Në këto kushte, i vetmi garant i Kushtetutës jam unë, si ish- president.
Duke shfrytëzuar këtë moment të vështirë për vendin, dua të them se unë kam qenë mbështetësi juaj në çdo kauzë.
Kur nisëm bashkë betejën tek Liqeni kundër parkut të lojërave për fëmijë, unë erdha aty me forcën që më jepte ligji, dhe theva postobllokun e parkut, pasi Erion Veliaj tentoi të më pengojë me postobllok.
Beteja jonë për parkun ngjizi frymën e protestës, dhe pse ne nuk ja dolëm, u lamë fëmijëve tanë një kujtim të bukur të luftës kundër atij parku.
Bashkë do ta bëjmë dhe betejën kundër ndërtimit të Teatrit të ri.
Për këtë unë u bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që kam dekoruar, t’i bashkohen kësja proteste.
I bëj thirrje Hakiut të Vjenës që bën pica, të vijë bashkë me kamarierët në protestë, pasi i kam dhënë “Urdhërin e Skënderbeut”.
I bëj thirrje mamasë së Karminës, që e kam dekoruar me medaljen “Mjeshtre e Madhe” për masazh të këmbëve, të vijë në protestë, biles t’i bëjë thirrje dhe vajzës të lërë hotelet luksoze dhe të vijë këtu.
I bëj thirrje krushkut të Doktorit, që e kam dekoruar, të vijë familjarisht në protestë.
I bëj thirrje parukieres sime, që e kam dekoruar, të vijë bashkë me burrin, djalin dhe vjehrrën, se vjehrri i ka vdekur.
I bëj thirrje guzhinieres sime, që e kam dekoruar, të vijë bashkë me burrin dhe fëmijët.
I bëj thirrje familjes Karaosmani, Kosova etj, pronarë trualli që nuk përfitojnë sa duhet nga Teatri i ri, të jenë në protestë.
Lista është e gjatë dhe nuk ka fund, pasi kam dekoruar rreth 3 mijë vetë, dhe sot shikoj që jeni 60 vetë, aq sa ka dekoruar Ilir Meta për një vit.
Kjo, nga fakti se krerët e shtetit janë larguar nga vendi dhe njerëzit mendojnë se s’kanë kundër kujt të protestojnë.
Por ata një ditë do të kthehen dhe do përballen me ne…”
Janë marrë masat qe protesta te vazhdoje se u beme gazi i Tiranës vetëm 20 veta ne proteste. Do vijnë per ndihme naziskinet e Mamurrasit qe drejtohen nga Gabeli Belind kërriçi si dhe shoret qe po trajnohen ne haremin veror te Jales per protestat e Shtatorit te drejtuara nga sharebajga Floida surratofoja,, pritet qe dhe Strazua te organizoje ca horra qe i ka nen hyqem dhe qe jane me patllake ne brez,,,
Ore ke harruar edhe te afermit e atyre karavidheve te te Ballit Kombetar,atyre që u turreshin koteceve te pulave në fshatrat e varfera shqipetare te cilet i dekoroi (para se te pirdhej nga presidenca) per bëmat e tyre.Ky legen i saliut na rrofte topet.