Zbulohet arsyeja e tërmeteve në Gjirin e Lalzit

14 Korrik 2018, 19:21Antena TEMA

“Qytetari digital” nga Lalzi ka informuar Doktorin mbi arsyet e tërmeteve në Gjirin e Lalzit.

Ja farë shkruan ai:

“Pershendetje Z.Berisha, ne Gjirin e Lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre…

Njerez te zones flasin per nje gropë gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe.

Aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk.

Problemi nuk qendron se kush po e nderton, por aty ka qen nje grop shum e thelle, qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minutë qe te binte ne uje..

Njerezit e zones e kan trasheguar kete gropë si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme..

Ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund..

Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”

Pas këtij denoncimi, ekspertët shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se poshtë vilës së Doktorit janë hapur disa tunele nëntokësore, të cilat kanë shkaktuar paqëndrueshmëri të terrenit.

Ekspertët provuan se ka humbje të njëtrajtshmërisë së tokës poshtë vilave të disa ish- qeveritarëve, dhe shkak janë tunelet nëntokësore.

Po ashtu, ekspertët provuan se kompania e Dulakut ka mbushur një gropë me ujë, e cila ka qenë dalje emergjente nga këto tunele, në rast rreziku, të cilat janë rreth 1 km më larg.

Nuk dihet nëse tunelet janë vendstrehime apo magazinë për pasuri, por e vërteta është se ato tani kanë mbetur pa dalje emergjente.

Ekspertët i kanë kërkuar kompanisë Dulaku të rihapë gropën dhe të bëhet ekspertiza nëse mund të shkohet deri në themelet e vilës së Doktorit.

Nëse po, atëhere kompania do të akuzohet për rrezikim të jetës së një ish- zyrtari, në rast rreziku.

Mbyllja e gropës ka bërë që të tentohet përsëri hapja e gropës nga nëntoka, nga njerëzit e Doktorit, dhe kjo ka shkaktuar shembje dherash dhe shpërthime nëntokësore.

Nuk dihet nëse ka pasur viktima, por gjithçka do verifkohet pas rihapjes së gropës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje