Pas debatit që pasoi kërcënimin e Lulit, se do të prishë kullat e biznesmenit Fusha, Kunati i ka shkruar një letër qetësuse biznesmenit, ku i shpjegon planin e tij:
“I dashur Çim.
Luli është pak i shqetësuar këto ditë, se mos ja merr për ters këtë debatin për kullat.
Ne jemi miq të vjetër e nuk ja vlen të prishemi për politikë.
Duhet t’i ruajmë raportet siç i kemi pasur.
Plani jonë është në favorin tënd.
Ne kemi vendosur që nëse vijmë në pushtet, të prishim kullën që do bësh nga pas tek trualli që ke marrë si kompesim pë Teatrin.
Nëse ne e prishim atë, ti mund të marrësh miliona euro.
Ne jemi gati të të japim avokatët tanë deri në Strasburg.
Ne për një pallat pa leje në det, në tokë të botës, morëm 11,5 milionë euro.
Me atë kullë që ke ti, e kap një 50 milionëshe.
Ndaj i gjithë ky debat është për të të ndihmuar ty.
Luli ka shumë përvojë në këtë drejtim, dhe është i qartë në atë që bën.
Ai e di se çfarë duhet bërë në këto raste, ndaj ti mos u mërzit kur dëgjon deklarata lart e poshtë.
E rëndësishme është që tani të bëjmë politikë e nesër të bëjmë kulla, se nëse veprojmë ndryshe, s’bëjmë dot as politikë, as kulla.
Luli më porositi veçanërisht të të kujtoj që ne i vumë një rruge emrin tënd, nga respekti që kishim për ty, e jo më të të biem më qafë në punën tënde.
Por duam siguri që pjesët do ndahen në rregull dhe ti të kesh mundësi t’ua ulësh pak pazarin për truallin.
Ndaj jemi tanët, të ndihmojmë njëri- tjetrin.
Por mbi të gjitha, na duhet të dukemi të fortë që të marrim pushtetin, se po nuk u morëm këto që themi nuk vlejnë”.
Prishini ketij Fushes po ua mbajti qofte edhe permes ligjit antimafia edhe godinen qe ka ngritur pa leje e si çiban m’u tek diga e liqenit te Farkes?!
Shkelim & Petrit Fusha dy figurat me perfaqesuese te krimit. Ndaj ne do ti mbaje rilindja apo PD njesoj eshte!