Kunati ka bërë sot një shpjegim të gjatë për gjithë ish- deputetët e PD që janë mërzitur, sepse Kunati nuk i ftoi në përurimin e bustit të Pjetrit:
“Jam i detyruar të shpjegoj incidentin që ka ndodhur me ftesat e ardhura nga Kuvendi për ish- deputetët e PD.
Ftesat kishin mbërritur në zyrën e Lulit.
Luli i kishte kaluar në zyrën time.
Unë kam një sekretare që ka një “data baze” të politikanëve të PD.
Disa i kam të shënuar me jeshile, disa me të verdhë dhe disa me të kuqe.
Me jeshile janë ata politikanë që kanë hyrë në PD prej meje, por që e kanë merituar se kanë kontribuar financiarisht për PD, siç është Gonia i Vlorës.
Me të verdhë janë politikanë që na i ka dhënë Doktori dhe nuk ja kemi prishur, siç është Muli.
Me të kuqe janë disa politikanë që na kanë mbetur ende pa i hequr nga listat tona.
Sekretarja ime ka marrë ftesat dhe i ka ballafaquar me listat që kam unë.
Asnjë prej atyre ish- deputetëve nuk ka rezultuar të ishte në listat e mija.
Kështu që sekretarja është detyruar të marrë ftesat, t’i fusë në një pako dhe t’ia çojë përsëri Parlamentit, duke shënuar se “këta ish- deputetë nuk janë tanët dhe nuk i njohim”.
Ajo ma tha mua këtë gjë të nesërmen, kur e pyeta se sa ftesa na erdhën.
Ajo më tha vetëm 5 ftesa erdhën, të tjerat kishin ardhur gabimisht, se nuk ishin tanët.
Bile disa janë armiq të PD, më tha, se i kam parë që sulmojnë PD.
Në atë kohë e kuptova se sekretarja ka bërë detyrën korrekte, se nuk kupton nga konjukturat politike.
Fola me Doktorin për këtë situatë dhe më tha nuk ka problem, se i lajmëron familja privatisht.
Kur u bë ceremonia, u pa që familja kishte njoftuar vetëm zotin Mustafaj, zonjën Topalli dhe zotin Ruli.
Në fund të ceremonisë e pyeta zotin Ruli, se kush ka qenë ky burri që i kanë bërë bust.
-Ç’të të them unë djalo, tha.
Kur ishte babai yt oficer komunist, ky ishte në burg.
Kur ka qenë ky në PD, ju ishit me shokun Gramoz në PS.
Tani që ti dhe babai yt jeni në krye të PD, ky është nën dhe, dhe nuk shikon gjë, ndaj rri i qetë.
O Moj Shqyperi
Qaj o moj e gjore!
Ku ishin keta, kur ishte Arbnor?
Kur e zbritn Pjerinin nga kolltuk’ Mandele
dhe e nisne mbi Shkoder
te fitonte mbi Veten…
Mire qe ish ne burg dhe keta s’e dinin,
po me pas s’e pane, nje nga nje e linin
Kur u semure Pjetri, ku ishin keta?
Nje vazo recel, askurrkush s’ja dha…
Iku Zot, Pjerini, thone u ngjit ne qiell
keta prape e zbriten, per ne Parlament!
Eh mos qesh akoma, si di ti o Pjeter
Nuk ta kemi borxh te vazhdosh te heshtesh…
Ne ke lene te shkruara, edhe mund te falim
nese jo…ta gezosh, Fatin e Pafatit…
Qaj moj Shqyperi, qaj o moj e gjore
Te tere behen bashke, qe te mbeten tok!
Sa te jete Saliu, sa te jete Gramozi
Veriu dhe Jugu, Katovicen lozin…