Pas sulmit që shtypi amerikan dhe gjithë politika amerikane i ka bërë Trumpit, pas takimin me Putinin, Kunati i shkruajti atij një mesazh të gjatë, ku shprehte mbështetjen e tij dhe i rekomandonte se si të dilte më i fortë nga kjo betejë:
“I dashur presidenti Trump!
Një vit e pak më përpara, kjo që po ju ndodh ju sot, i ka ndodhur Lulit.
Pas takimit të tij në mesnatë me Ramën, ai u kryqëzua nga shtypi i majtë dhe i djathtë, pse Rama i dha dorën “toke”, si kalamajtë, dhe e trajtoi si vasal.
Aq më tepër e sulmuan pse Rama ishte në takim me tuta, kurse ky ishte veshur serioz.
Sulmi vazhdoi për javë të tëra me një histeri të paparë.
Të majtë e të djathtë sulmonin Lulin si të shitur, si njeri peng i Edi Ramës, si njeri që i dha Edi Rama 11.5 milionë dollarë për pazarin etj.
E njëjta gjë po ndodh dhe me ty.
Ata po të sulmojnë ty si të shitur tek Putini, si vartës i tij, si njeri që je peng tek rusët, si inferior para tyre etj.
Është thuajse e njëjta situatë.
Pikë së pari, mendoj se duhet t’i injorosh dhe të shikosh punën tënde.
Me këtë rast, gjithë ata republikanë që kanë dalë kundër teje, që nga senatori McCain, e deri tek më i fundit, hiqi nga lista e kandidatëve dhe mos i kandido më.
Së dyti, shiko ndonjë kandidat me lekë, i thuaj ta parapaguajë emrin në listë dhe vëre në zonë të sigurtë.
Së treti, përpiqu të ndërrosh gjithë stafet e vjetra tek republikanët dhe zëvendësoji me shokë të tu biznesmenë, që mos të kesh kokëçarje.
E gjtiha kjo do të vlejë kur të bësh zgjedhje dhe të humbësh.
Ata do të çajnë kokën, por ti po të kesh njerëzit e tu në parti, nuk kanë çfarë të bëjnë.
Mos u impresiono nga kjo histeri e shtypit kundër teje.
Luli e përballoi me sukses falë qetësisë që ka dhe forcës që merrte nga fotografia që kishte dalë me ty.
Është koha që dhe ti të marrësh forcë nga fotografia që ke dalë me Lulin.”
Kunati me fshehtesi I tha Trampit ne vesh se akuza qe te bejne se ju dorezove Putinit jane te njejta me akuzat qe i behen Bashes per lidhjet e tij me rusin per te financuar Bashen ne Amerike. Kjo eshte shume e djallezuar se do ti trgegoje botes se e vetmja piketakimi midis donaldit dhe bashes eshte dashuria per Rusin. Ne fund vec te tjerave ai I sugjeron Trampit qe te pergjoje Demokratet per ti akuzuar ata te lidhur me Rusin ashtu si beri Basha me Babalen. Trampi ishte shume I entuziazmuar nga kjo zgjidhje dhe I tha kunatit: thank you very much dhe ne a shqip shtri: ti je nje gjenial I vertrt.