Pas debateve të forta për Shkollën e Magjistraturës e cila nuk mund të pranojë sivjet asnjë student, edhe pse Gjykatat po boshatisen nga Vettingu, Kunati bëri publik Paktin që Luli i propozon Ramës me qëllim që të mos kapë sistemin.
Rama përveçse kryeministër duhet të bëhet kryeprokuror. Këtë gjë ka lejen e Lulit ta bëjë që nesër dhe të arrestojë një listë me 20 emra që Luli do t’ia japë atij.
Pasi ti arrestojë, Rama duhet të bëhet edhe Kryetar i Gjykatës Lartë dhe ti dënojë. Pasi ti dënojë Rama duhet të bëhet dhe drejtor burgjesh që ti keqtrajtojë.
Vetëm pas kësaj Luli do fillojë betejën për reformën në drejtësi, për ta bërë atë të pavarur nga Rama.
Pakti duket shumë logjik.
Sot Luli nuk mund të luftojë për Reformën në Drejtësi pasi drejtësia është në duart e PD dhe nuk mund të bëjë luftë kundër vetes pasi i mërziten njerëzit. Ndaj propozimi ynë është që ta marrë një herë Rama, të bëhet Kryeprokuror dhe Kryetari i Gjykatës Lartë dhe pastaj Luli do firmosë dhe ligjin e magjistraturës dhe do votojë dhe për KLP, KLGj etj.
Në kushtet aktuale vota e Lulit është e pamundur pasi është votë kundër vetes së vet.
Pakti i propozuar nga Kunati, u pranua nga Luli dhe nga Kryesia e PD.
Strazo bëri i pari komentin e tij.
-Mendoj që tek pika e arrestimeve duhen shtuar dhe këta që kritikojnë Lulin.
Paloka: Dua të thtoj që duhet arrestuar dhe pronari i lojrave të fatit tek “Rruga Fortuzi” the më ka marr 100 milionë lek.
Ristani: Mendoj se tek lista fillestare e arrestimit duhen fut dhe fshatarët që prodhojnë raki me pesticide se na e bënë kokën daulle.
Pas debateve në Kryesi propozimi i Kunatit kaloi.
Kushti i vetëm i Lulit është që ti jepet një herë pushteti Ramës, të arrestojë listën që do ti japë Luli, dhe pastaj opozita të fillojë çmontimin e sistemit të drejtësisë.