Kunati raporton tek Luli për “Rekordet” e javës, nga Doktori tek kryetari i Gramshit

22 Korrik 2018, 20:15Antena TEMA

Kunati i bëri sot Lulit një raport përmbledhës për rekordet e javës së PD. Kjo është një traditë e vjetër e Kunatit që i raporton çdo të diel për sukseset e javës. Këtë javë në krye të listës është kryedemokrati i Gramshit dhe Kryedemokrati Berisha.

“Kryedemokrati i Gramshit ka thyer rrjetet sociale në Shqipëri dhe është bërë simbol i rezistencës ndaj qeverisë së krimit dhe drogës, pasi ua ka përplasur në sy policëve se ata paguhen nga Fatmir Xhafaj. Policët e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk paguhen nga Fatmir Xhafaj, por ai nuk është ndalur dhe i ka sharë nga nëna ata dhe ata që i pagujnë.

Kjo i ka detyruar policët ta ndalojnë por ai dhe në qeli nuk është dorëzuar. Në muret e qelisë ka shkruar “Luli do fitojë!”. Vetëm kur i kanë futur një tip me tatuazhë ka rënë në qetësi dhe pastaj ka fjetur deri në mëngjes i qetë.

Rekordi i dytë është ai i Doktorit. Ai paska fituar Çmimin “Sahara”. Ky çmim i jepet atij që ka bërë 4800 km ecje. Tani nuk jam i qartë se sa vite është regjistruar ky rekord, por sidoqoftë ai e ka marrë atë çmim.

Problem që kemi me çmimin është nëse duhet që edhe ti ta arrish këtë rekord, apo është detyrim pasi të dalësh në pension.

Por problemi më i madh është si ta paraqesim në publik si sukses. Se t’u thuash shqiptarëve që ky ka bërë 4800 km dhe akoma nuk ka ikur nga PD duket pak absurd.

Unë kam një propozim: Të themi që nuk ka marrë çmimin “Sahara” por çmimin “Saharov” se ai jepet për politikanë që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe luftojnë për demokraci. Po qe se protestojnë ata të çmimit “Saharov” themi që “Sahara” në shqip shqiptohet “Saharov” dhe shmangim keqkuptimin. Se me këtë rekord vetëm telashe na hap”.

 

2 komente në “Kunati raporton tek Luli për “Rekordet” e javës, nga Doktori tek kryetari i Gramshit”

  1. ce says:

    Mendoj qe këtij Kryekarit te Pd Gramshit apo kryefunderrines se Gramshit i duhen futur duart ne mut dhe pastaj mutin e duarve tja fusim ne goje se njeri me gojemut nuk ka pare populli Shqiptar gjate këtyre 28 viteve dhimokraci,,, Berishjane,,

  2. Vertino says:

    Super Mero!Por me mire do ishte qe sales ti jepej cmimi: “Dessert Fox”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje