Varrimi i Adem Demaçit është shoqëruar me debate të forta në politikën e Kosovës për shkak se njëra palë i ka marrë inat se ai nuk ka shkuar në varrimin e Rugovës, dhe e ka fyer kur ka vdekur, kurse tjetra e do shumë pikërisht për këtë shkak.
Pas kësaj Demaçi u varros vetëm dhjetë metra larg Rugovës.
Këtu nisi konflikti i ri.
Ramush Haradinaj: Sa herë vdes dikush me rënësi, mu më bie barra me vendos rregull e me zgjidh situatën. Kur vdiq Rugova do lapera s’donin me e nderu nga Garda e Republikës e mu desh me i shti në dru, e me dërgu të tjerë. Tash ka shku vetëm Garda e s’po shkojnë të tjerë e më duhet me i shti me zor. Mezi po pres me vdek e Thaci para meje, që të jem i qetë që ka kush i varros këta liderë, se kan me mbetë mbi tokë.
Hashim Thaçi: I kam vënë pak larg njëri tjetrit me llogarit që kur të vij ora, të rrij vet në mes, se Baca Adem është gjaknxehtë dhe do bëjë sherr dhe në botën tjetër. Si President më takon me i pajtu, ndaj e kam lënë atë distancë në mes për vete time.
Albin Kurti: Ky është një vend i padenjë për Baca Adem pasi kur unë të përkulem para tij, dikush mund të më fotografoj dhe të thotë është përkul dhe para Ibrahim Rugovës. Unë në jetë i jam përkul veç Alia Izetbegoviçit dhe Bacës Adem.
Isa Mustafa. Unë kam qenë në varrimin e Titos e të Rugovës që kanë qenë president prej vërteti dhe nuk muj me qenë dhe në varimin e një marksisti. S’bën me shku në një varrim ku nuk është asnjë burrështetas i huaj.
Bexhet Pacolli. Po marre bre për çfarë ziheni. Unë i paguaj të dy varret sa bëjnë e mos bëni zhurmë se turp i botës. Ani dhe drekën e varimit e kam unë.
A duhet send tjetër më thoni? A vërtet po më fajësoni që nuk kam sjellë burrështetas nga jashtë me nderu Demaçin?
Po unë i paguj për njohje të Kosovës atë jo për me ardh për kryeshndosh. Ani Presidentin e Kazakistanit nëse bën e sjell se dhe ai marksist ka qenë dikur.