Debatet mbi jahtin e milionerit rus në Sarandë

29 Korrik 2018, 20:06Antena TEMA

Jahti i milionerit rus, Melnichenko që u ankorua në Sarandë ka ngjallur dyshime serioze në opinionin publik në një kohë që Shqipëria po shfaqet në anën e vendeve që po luftojnë ndikimin rus në Ballkan.

I pari që reagoi ndaj Jahtit luksoz ishte Fevzo.

Nuk më duket se është jahti më i madh në botë dhe as më luksozi. Një vit më parë më ka pas ftuar djali i Llacis një milardier greko-amerikan, me jahtin e të cilit pushonin dhe Bushët, babai i të cilit ka qenë mik me një nga gjyshërit e mi. Ai e kishte Jahtin më të madh. Në çdo dhomë shkruhej: “Mirëserdhe zoti Fevziu”; dhe kisha një apartament më vete.

Ky nuk mund të jetë Jahti më luksos në botë, pasi në dijeninë time ai ka ardhur në Sarandë se është nafta e lirë dhe një milioner që gjurmon naftë të lirë s’mund të jetë i pari i botës. Aq më tepër me sa di unë ka ngrënë darkë tek Restorant “Demi” që është një restorant i hapur jo klasi.”

Pas Fevzos reagoi Doktori:

“Jahti është pronë e Olsi Ramës dhe Gaz Demit, pasi jo rastësisht ai hëngri darkë tek resotrant “Demi”. Të dy këta janë të lidhur me mafian ruse dhe po pastrojnë paret e këtij milionerit tek klubi “Partizani”. Edi Rama u detyrua nga mafia t’i bëjë reklamë. Kaq është e gjitha”.

Ndaj vizitës së jahtit rus reagoi dhe ministri i Jashtëm Bushati:

Marrëdhëniet tona me Rusinë janë korrekte. Ne jemi të lumtur kur milionerë rusë që nuk i kanë fituar paratë në Offsh-ore, vijnë e prishin lekët në Shqipëri, duke paguar faturë tatimore, ashtu sikundër jemi të shqetësuar kur milionerë rusë anonimë paguajnë fatura për opozitën.”

Spartak Ngjela ka një tjetër version. Ai thotë se: “Milioneri rus ishte i dërguar i Putinit për të takuar Ramën, dhe për të bërë deal me Trumpin. Gjatë Samitit të NATO-s Rama ka tentuar të bëj deal me Trumpin, por nuk ka mundur. Pas kësaj Rama ka kapur Putinin dhe i ka kërkuar ndihmë. Ai i ka dërguar milionerin rus si ndërlidhës. Por a do ta pranojë Shtëpia e Bardhë këtë deal. Mbetet për tu parë!”

 

2 komente në “Debatet mbi jahtin e milionerit rus në Sarandë”

  1. degelisi says:

    bukur eashte shkruar pervec fjales “deal” Kjo fjale nuk ka humor vecse tregon nivelin e ulet te shkruesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje