Ministria e Turizmit ka shpallur konkursin per foton me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria. Nga kampi i të rinjve të Smile Albania, në Velipojë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njftoi për shpalljen e këtij konkursi.
Në fjlaën etij Klosi tha:
Ne kemi një qëllim në projektin Smile që shumë e shumë turistë të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre pranë të rinjve të projektit Smile dhe pikave tona të buzëqeshjes. Prandaj ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” – fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjestarët e projektit Smile.
Klosi u kërkoi të rinjve të përdorin muajin gusht kur fluksi i turistëve pritet që të jetë shumë më i madh,për aktivitet e tyre.
hahahaah buzeqeshjen me te bukur e ka kryeministri, qe kur qesh i del dhemballa e prishme.