Nuk e mbante dot përgjegjësinë, jep dorëheqjen zv.ministri grek. Ja fjalët e ndjera për tragjedinë e zjarreve

3 Gusht 2018, 18:42Rajoni TEMA

Ka hequr dorë nga detyra zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska, disa dite pas zjarreve qe i moren jeten te pakten 90 personave ne Attike.

Ai i kishte dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit Alexis Tsipras, i cili e firmosi ate vetem sot.

Sic shkruan “Kathimerini”, kryeministri Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin. Pas largimit të tij, kompetencat e Mbrojtjes Civile i ka marrë ministri i Brendshëm Panos Skurleti.

“Fatkeqësia natyrore dhe humbjet e shumë prej shokëve tanë në Mati tejkalojnë vullnetin tim për të vazhduar punen, diçka që e kam thënë publikisht që nga fillimi”, tha Nikos Tossas në një deklaratë, pasi Kryeministri pranoi dorëheqjen e tij nga Ministria e Mbrojtjes se Qytetarëve.

“Unë duhet ta falenderoj sinqerisht Kryeministrin për besimin që më ka dhene gjatë gjithë kësaj kohe qe kur më ka caktuar detyren në qeveri. Kam tentuar  gjatë gjithë jetës time të ofroj mbrojtje vendit tim dhe qytetarëve. Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën mua dhe sidomos ata që qëndruan pranë meje në këto ditë të vështira”, tha ai.

3 komente në “Nuk e mbante dot përgjegjësinë, jep dorëheqjen zv.ministri grek. Ja fjalët e ndjera për tragjedinë e zjarreve”

  1. Pedro i ri says:

    Iken nje Arvanitas , vjen nje tjeter.

  2. uuuue says:

    Hajde “greke” hajdeeeee :
    Niko Toska zevendesohet nga Pano Shkurrleti.
    Mbiemra helene nga koha e Agamemnonit ? ? ? ? ? ?

  3. PELLASGOS says:

    Fjale prekse te ndjerra nga thellesia e shpirtit prej njeriu te madhe human

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje