Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duket se ka ndërruar mendje pas akuzave të bëra në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pasi i kujtoi këtij të fundit kohën kur i tregëtonte naftë Millosheviçit për të furnizuar me karburant altilerinë e luftës, kreu i shtetit të Kosovës thotë se për Berishën ka respekt.
Në një intervistë për Kosova Press ai shprehet se nuk ka konflikte të hapura me asnjë lider politik në Tiranë.
“Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.
Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës.
Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste.
Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë.
Mirëpo sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës”, nënvizon Thaçi. (TemA)
Nuk ka ndryshuar aspak mendje, vetëm se i përgjigjet me diplomaci (dinakëri) intervisuesit. Çfarë pritej: të përsëriste ato që tha një ditë më parë? Ato kanë zënë vend dhe nuk ndryshohen më, edhe me dashtë vetë Thaçi.
Do i kete nxjerre ndonje dosje Berisha dhe e ka marr frika……….
THACI ESHTE VETEM NJE LILIPUTE . TURP QE KEMI KETL SJWIPETAR TE NDYRE NE KRYE TE SHTETIT .
Thaci nderroj mendje …. po karagjozat qe komentonin dhe riciklonin balten e Thacit mbi Berishen c’kane per te thene ???
Mos u tut he burre. Nuk ke genjyer.
Po ke frike, mos u merr me ate pune.
Ka shqiptare me trima se ju te sotmit.
Je mashtrues o Thaci,se ishte Sali Berisha ai qe tradhetoi Kosoven kur i shiti nafte Milloshevicit duke thyer embargon nderkombetare te OKB-se,prandaj ne se e ke terhequr akuzen atehere edhe ti je tradhetar njelloj si Berisha!
Peza bravo Nqs Thacl terheq akuzen ndaj Berishes eshte tradhetar njelloj si Berisha.Saket.
Kosova ka burra madje edhe heroj te lirise por per z Thaci duket se burrnia eshte liruar shume . Ne Shkoder ketij modeli I gjithe ne burre zonje.
Serbet kerkojne veriun e kosoves. Se hidhet ne tavoline ceshtja e Presheves nuk eshte keq. Test. Ka nje ceshtje serbe po ka dhe nje kosovare, te shihen reagimet se per vendimmarrje ka kohe.
E dhjeve tështi sqeke burr
Si ka mundesi qe dhjesin ne breke nga Sali kasha te gjithe?Ju kujtohet Rama qe premtonte ne fushaten e pare qe do çoj Saliun para drejtesise,tani tregon vetem barcaleta per te qeshur.E di njeri sekretin?Ndoshta Merua na ndihmon.
Nuk i thone kot gjarper.I ka leshuar helmin lezetshem qe mos ta ndjeje shpejt duke ditur se helmi eshte helm dhe gjithnje e ben efektin e duhur.
Shenim per shkuesin e artikiullit.Edhe dje edhe sot shkruan altileri ne vend te artileri.Mesoje me se fundi kete fjale!E ke mbaruar shkollen 8 vjecare?
Thaci mund ta dredhe si te doje, por qe te gjitha ato akuza ja ka adresuar Berishes, kete e ka kuptuar edhe bufi.
Ha ha ha cu kenaqem!E kishte per priftin e rrezes…..!
Populli jon ka nje fjal te urt o fol e mbaj o bej dhe ha .
Po s’ka nesvoje te ndryshoje , Saliu eshte pare me ze e me figure . Ne kohen e luftes çlirimtare , Sali shkembori i quante perfaqsuesit e Uçk , rebele . Dhe u thoshte mos firmosni ne Rambuje . O president ! Kot e merr me diplomaci . Nafta shkonte per Sllobodanit . Kjo e faktuar nga Nato , si dhe gazetaria investigative . Ka plot fakte qe Sali Karaxhiçi ka punuar kunder interesit Kosovar e gjithe Shqiptar . Nuk ishte ky qe pengonte autostraden energjitike mes Shqi – Kos ? Pa folur per raportet e ftohta me Presidentin Rugova . Sa do diplomaci te perdoret , ky e faktuar aktin e tradhetise qe ne 92in .
Por e the ,ke than te verteten…