Mediat amerikane: NATO modernizon arsenalin mbrojtës të Shqipërisë

5 Gusht 2018, 11:52Kronika TEMA

Mediat më prestigjoze amerikane, “Washington Post”, “ABC News” dhe “Associated Press” i kanë bërë jehonë investimit prej 50 milionë eurosh që NATO-ja ka vendosur të bëjë në bazën ajrore ushtarake të Kuçovës, në Shqipëri dhe synimit të qeverisë për të vazhduar më tej me modernizimin e arsenalit mbrojtës të vendit, përcjell ata.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se NATO-ja ka vendosur të ndërtojë një bazë ajrore në vend.

Kryeministri Edi Rama shkruante të shtunën në profilin e tij në “Facebook” se “Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s, institucioni kryesor politik vendimmarrës, ka vendosur të investojë 50 milionë euro (58 milionë dollarë) për të modernizuar bazën ajrore në Kuçovë”, 80 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana. Kjo bazë ajrore ka qenë këtu prej dekadash.

Kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.

Kryeministri tha gjithashtu se zyrtarët po diskutojnë me SHBA-në për të “modernizuar edhe më tej kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e saj të vjetëruar. Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë.

4 komente në “Mediat amerikane: NATO modernizon arsenalin mbrojtës të Shqipërisë”

  1. says:

    I bëjmë ballë qdo shteti derisa të binden për të ndërhyrë.

  2. foto nuk ka lidhje me kryeartikullin fotot jan te kohes PPSHs says:

    KYRE qe jan ne foto i rruan ka,,,,t Amerika , se sa jan ktu avjon gjuajtes nuk ka sjell xhipa ne SHQIPERI , mos nxirni fotot e ENVERIT dhe i thurni lavdi imagjinare amerikes gazetar legena.

  3. shvejku says:

    Ku qenka ky arsenali mbrojtes i Shqiperise qe do ta modernizoka NATO?!
    Kucova do jete baze e NATO-s dhe jo e Shqiperise.
    Une mendoj qe edhe presidentin,kryeministrin ta caktoje NATO.

  4. Ledio says:

    Ja sa te vije ndonje Arben Imami tjeter edhe u tregon ai qejfin ketyre avioneve. Nje nga nje do ti shesi te gjitha per skrap ..:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje