Xhafaj "ultimatum" policisë në Vlorë: Shërbeni mirë dhe komunikoni më etikë, masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale

5 Gusht 2018, 17:13Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku në fokus janë masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

Ministria njofton se në takim u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjithashtu, Xhafaj ka dëgjuar edhe ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri Xhafaj inspektim edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij

5 komente në “Xhafaj “ultimatum” policisë në Vlorë: Shërbeni mirë dhe komunikoni më etikë, masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale”

  1. jo vetem komunikimi says:

    Komunikimi ne shqiperi ne cdo ambjent eshte i stilit kafsheror ose me sakte i stilit parlamentar.
    Mire ne ambjentet shteterore qe dihet se ca niveli eshte, por ne ambjente si psh aeroporti i rinasit qe shqiptaret pagojne sa qimet e kokes, eshte e pafalshme
    Para dy ditesh kisha perpara nje te moshuar ne piken e kontrollit ne aeroport rinas . Zoteria kishte harruar te hiqte rripin dhe kur kalon bie sinjali pip pip
    – ee eej o robo ej ti a e ke heq rrypin ? , ishte zeri i nje femre arrogante qe punonte security
    Pra, ne ate ambjent teresisht te corganizuar, te qelbur, pa letra ne wc , pa ndricimin e duhur, te degjosh dhe te shohesh edhe sjelljen vulgare te njerezve me uniforma ne aeroport, atehere kush duhet te nderhyj…?
    Shpresojme qe ministri Xhafaj te kerkoj jo vetem komunikim etik te policise, por edhe nga koncesionaret te kerkoj zbatimin e kontratave qe kane me shtetin shqiptar

  2. Papagalli says:

    U be viti i 5 qe vij ne vlore per pushime po me then te drejten si kete vit ska qen asnjeher. Cmimet me mire, trafiku me i kontrolluar, plazhet me te pastra, policia kalon ne cdo plazh edhe ne shetitore dhe te jep nje ceshtje sigurie sidomos per femijet tamam sikur je jasht shtetit.

  3. marini says:

    Une jom prej Gjilanit te Kosovs. Qaty ne Vlore ma vodhen valixhen, ce pa kalu krejt 24 oret ma zgjidh policia mor. Ma solli valigjen me krejt sendet.

  4. Vladimir says:

    Erdhen disa miqt e mi biznesmen nga italia per pushime ne Vlore kete vit. I kishin bere pershtypje shume sjellja e disa policeve qe jo vetem i kishin adresuar tek hoteli por edhe i kishin treguar facilitetet e qytetit. Nderkohe qe para 2 vitesh policet i kishin shperfillur ne nje rast qe ju kishte ndodhur.

  5. te shikoj ne sy says:

    Po çdo te thote “Qaty”, se me duket si fjale e huaj; shqip jo e jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje