7800 gjoba për një javë, Policia Rrugore "kryqëzon" shoferët e papërgjegjshëm

6 Gusht 2018, 16:47Kronika TEMA

“7800 gjoba dhe  254 leje drejtimi të bllokuara”. Ky është bilanci Policisë Rrugore për javën që lamë pas.

Drejtoria e Përgjithshme njofton se për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur Kodin e rregullat e qarkullimit rrugor, janë marrë masa për ndëshkimin e tyre.

Përmes një komunikimi me mediat, policia njoftoi se gjobat janë vendosur për tejkalim shpejtësi, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara, përdorim celulari etj.

Po ashtu, janë bllokuar 254 leje drejtim për tejkalim shpejtësie apo për përdorim alkooli në drejtimin e mjetit.

Ndërkohë, vetëm këtë fundjavë janë ndëshkuar 58 drejtues mjeti, 21 prej tyre pasi e drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 37 prej tyre ngaqë ishin pa leje drejtimi.

2 komente në “7800 gjoba për një javë, Policia Rrugore “kryqëzon” shoferët e papërgjegjshëm”

  1. Druvari says:

    Ore mirë që vunë kaq gjoba e zunë kaq e aq
    Policia e gjobave o kjo po pna e policisë për të ndaluar shkeljet ku është
    Gjobat mund ti vënë dhe me kamera e teknologji
    Puna e mirëfilltë nuk janë gjobat por edukimi si metoda më efikase për uljen e shkeljeve
    Le të penalizojë dhe policët që nuk bëjnë asgjë por vetëm presin gjoba
    Prerja e gjobave në progresion gjeometrike
    Puna edukuese në regresion gjeometrik
    Lumë na ene PALLEicia jonë

  2. Lili says:

    Tolerance zero me gomeret qe ngasin makinst pa ditur asnje rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje