Prokurori Arben Dollapaj që kërkoi dënimet më të ashpra për "Gërdecin" dhe u përplas me Llallën kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë

6 Gusht 2018, 09:52Kronika TEMA

KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e prokurorisë së Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj.

Prokurori Arben Dollapaj, njihet mes të tjerash si prokurori i bandës së Lushnjës sepse ’97 e gjeti me detyrë në qytetin e Lushnjës, dhe si prokurori që kërkoi dënime të ashpra në Gjykatën e Lartë për të pandehurit e Gërdecit.

Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriatik Llalla me të cilin pati përplasje.

Në hetimin e thellur të KPK-së, Dollapaj rezulton se ka si pasuri të tij një apartament me sipërfaqje 76 m2 në Bajram Çurri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në Selitë të vogël me vlerë 9 milion lekë; shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Gjithashtu rezulton se ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.

Edhe DSIK ka kryer hetimin e saj përsa i përket anës së figurës duke dalë në përfundim se Dollapaj është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Dollapaj është shortuar si pjesë e listës prioritare të KPK-së për shkak të kandidaturës së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – një nga instiutcionet e reja që duhet të ngrihen si pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë.

1 komente në “Prokurori Arben Dollapaj që kërkoi dënimet më të ashpra për “Gërdecin” dhe u përplas me Llallën kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë”

  1. Zorro says:

    Prokuror i ndershem dhe trim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje