Nga Klaudia Malaj
Nuk kalon muaji nëse një familje nuk do qaj për djalin emigran i cili ndodhet në qendrat e izolimit, në burg jashtë Shqiprisë. Dhe ky është një fakt i trishtë dhe i rëndë.
Opinioni shqiptar shokohet sa herë nga mediat ndërkombëtare shpërndahen lajme se “një shqiptar ndodhet pa ndjenja në ambientet e vuajtjes së dënimi” apo më keq akoma kur mësojmë se djali shqiptar humb jetën.
Janë krime të cilat gjithmonë mbesin pa fajtor, edhe pse është e vetë kuptueshme se kush mund t’i kryej këto veprime.
Të gjitha vdekjet në burgjet e botës.
Ajo që mbahet mend dhe kujtohet shpesh si një “shembull” skandaloz edhe më tronditësja është dhuna që çoi në vdekje shqiptarin Kudret Kume i njohur ndryshe si Ilia Kareli.
Çështja e tij i ka fillesat e saj në 25 mars të vitit 2014 ai plagosi për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos.
Tre ditë më pas, gjatë transferimit të tij në institucionin penitenciar të Nigritës, 90 km larg Selanikut, rojet e këtij burgu, duke dashur ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre, e kanë torturuar në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke shkaktuar tek ai dëmtime të shumta dhe të rënda trupore si dhe thyerje të brinjëve, të kafazit të kraharorit, të cilat sollën pas disa orësh edhe vdekjen e Ilia Karelit. Askush nuk u dënua për këtë vrasje të shqiptarit.
Një rast tjetër po kaq i dhimbshëm ka qenë edhe ai i Pëllumb Marinkolajt, i cili u arrestua nën akuzën e vjedhjes. Pas 8 viteve burg, Marinkolaj ishte urdhëruar me vendim të dytë gjykate me masën “Detyrim paraqitjeje”, shkruan Lexo.al.
Me date 3 gusht në orën 8 te darkës ai është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rëne nga kati i katërt i godinës së rajonit.
Kush mendoni se mund ta ketë përshpejtuar vdekjen e tij. Do ishte fëmijnore të mendonim se janë shkaqe natyrale. Edhe për këtë rast nuk ka masa shtrënguese për fajtorët.Një tjetër rast dhune nga autoritetet policore është shënuar edhe ndaj shqiptarit Klodi Lesi.
Lesi i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij u dhunua nga policia greke kur u kap në një magazinë në Kalkidhiki disa ditë pasi kreu aktin makabër.
Mediat shkruajtën asokohe se ai është rrahur nga policët që e arrestuan. Në seancën e parë ai nuk u paraqit në gjykatë dhe arsyeja që dha avokati ishte gjendja e rëndë psikologjike, por me sa duket ka qenë vetëm një arsye për të fshehur dhunën ndaj tij.
Florenc Beqiraj ishte djali 23 vjeçar nga Shkodra i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në Francë, në burgun e Marsejës.
Në luftë me jetën i riu mundi të qendronte në këtë botë fal aparaturave tepër të kushtueshme. Për Beqirajn u tha se ishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme deri sa shpirti I tij nuk mundi më të rezistonte më.
Tani, shqiptarët që patën fatin e keq të vuajnë dënime në burgjet e botës tani janë ëngjëj në qiell.(Lexo.al)
Dhe bagetia( populli) shqiptare ne vend qe te filloj te levize nga vendi e te ndermarre dicka rreth kesaj ceshtje shume delikate….na kalon ne ekstaze solidariteti(bithe-lepirje do te ishte me e drejte) sepse na u dogjen 10 jevgjit ne periferi te Athines….Trishtim
Ca lidhje ka zjarri ne Greqi me keta qe kane rene ne burg? Kodra pas bregut. Punet e pista keto pasoja kane. Me vjen keq per veten qe jam rropatur 20 vjet emigracion ne pune te ndershme dhe per te tjere si une, por per keta soje as ma ndjen fare. Ty qe te dhimbsen, jepi donacione nga xhepi yt…
Aman o tema me keta. Nje shoqeri duhet te qaje faktin qe nxjerr me shume kriminele se njerez per te qene e jo pse vdesin kriminelet. Nese djali te perfundon kriminel, harroje qe eshte gjalle, ne mos policia do e vrasin shoket e vet.
Nuk ke c’ti besh. Gazetarja ka te drejte kur thote se po na vrasin kriminelat hashte vendit. Eshte hall i madh per gazetarine shqiptare pasi paret e tyre pastrohen edhe disa medja ne vend gje qe u jep rrogen jetyre artikullshkruesve. Do durojme te lexojme edhe lajme i thencin te tilla.
Po kta pse kan hyr ne burg apo gabimisht patjeter ik moj kare
Pse nuk bën pyetjen , gazetarja e leshit, si ka mundësi që të rinjtë shqiptare gjenden ne sasi kaq masive në burgjet e botës ??? Pergjigjen ta jap unë . Sepse merren me drogë, prostitucion, vrasje, vjedhje, tregti armësh , grabitje banesash, dhe këto janë zanate që heret ose vone të çojnë në burg. Mos mbroni kriminelët se nga ata do ta pësoni. Dhe mos i justifikoni duke thene se kanë hall dhe se kemi politikë të keqe.
Jane futur pra ne burg Shqiptaret qe te eci Shqiperia perpara. Si do eci Shqiperia me hapa te shpejte me pune te ndershme?
Si behen pallatet, spitalet, shkollat, rruget, karburantet, hecet? me pune te ndershme?
Ja pra keto Shqiptare qe rrezikojne b**** ne burgje kontribuojne qe Shqiperia te zhvillohet, Drogen e Shqiperise keto e shesin neper bote qe te sjellin leket e qe te mburret shteti e te rrije ne pushtet gjithe jeten e jetes duke na shitur dengla ?
Kjo ishte Shkerdhatokracia jone. Instaluar nga funderrinat komuniste te viteve 80.
JEMI popull jetim nuk kemi shtet te na dali per zot , kemi ca hajdut bythlepires pa dinjitet e moral ne politik e ne pushtet qe dhe ambasadoret nuk fshin bythen me politikanet tan i trajtojn siç jan si njerez ordiner pa dinjitet ,e kush do na mbroj te vdekurit hajdutet e kondrabandistet e politikes ton , ai qe na dilte per zot vdiq, tani na rujt zoti nuk kemi çfar te themi tjeter.