Në një seancë gjyqësore me një palë, Gjyqtari Sami Ujkashi i gjykatës së shkallës së parë Tropojë bllokoi veprimet përmbarimore për ndalimin e punimeve të hidrocentraleve të Valbonës, të cilat i kishte urdhëruar Gjykata Administrative e Apelit, duke argumentuar se kompania ka marrë nga qeveria “në heshtje” një zgjatje të lejes së punimeve.
Në një rast tjetër të drejtësisë disfunksionale, një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili urdhëronte ndalimin e punimeve ndërtimore për hidrocentralet e Valbonës si “masë sigurimi padie”, Gjykata e Faktit në Tropojë urdhëroi bllokimin e ekzekutimit të këtij vendimi me argumentin se kompania koncesionare ka marrë “në heshtje” nga qeveria një leje të re ndërtimi.
Gjykata e Tropojës thotë se pranon kërkesën e kompanive “Dragobia Energy” dhe “Gener 2” dhe urdhëron “Pezullimin e veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e vendimit të kalimit në ekzekutim të detyrueshëm duke urdhëruar pezullimin e këtyre veprimeve përmbarimore të detyrueshëm deri më datën 31.01.2019”. [Link vendimi]
Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi në qershor 2018 pranimin e kërkesës për “masë sigurie” të banorëve të luginës së Valbonës dhe urdhërimin e pezullimit të punimeve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes në themel. [Link vendimi]
Në vendim, tre gjyqtarët e Gjykatës Administrative arsyetuan” “Gjykata çmon se kërkimi për pezullimin e punimeve në bazë të aktit administrativ të kundërshtuar me padi si i pavlefshëm përligjet si masë e sigurimit të padisë”. Për këtë arsye, ajo vendosi: “Pranimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padusë duke urdhëruar pezullimin e punimeve”.
Ndonëse Gjykata mori këtë vendim, punimet nuk janë ndërprerë për asnjë çast, thonë banorët e Valbonës.
Banorët iu drejtuan një përmbaruesi gjyqësor për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, i cili njoftoi palën, (kompaninë koncesionar) për ekzekutimin e vendimit në datën 2 gusht si dhe bëri kërkesë për ndihmë nga Policia e Tropojës. Por në 31 korrik 2018, gjyqtari Sami Ujkashi vendosi të interpretojë vendimin e Gjykatës Administrative si dhe të rrëzojë kërkesën e përmbaruesit gjyqësor për zbatimin e vendimit duke argumentuar se kompania ka marrë “në heshtje” një leje të re ndërtimi, e cila sugjerohet se është e ndryshme nga leja që u pezullua nga Gjykata Administrative e Apelit.
Sipas vendimit, kompania koncesionare thotë se ka aplikuar për shtyrje të afatit të punimeve, se nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli Kombëtar i Territorit brenda afatit 45 ditor dhe se për këtë arsye, mungesa e përgjigjes për shtyrjen e vendimit përbën “miratim në heshtje”. Për gjykatën e Tropojës ka pak rëndësi që Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur pezullimin e punimeve të kryera në bazë të lejes për të cilën është kërkuar shtyrja. Gjyqtari i vetëm Sami Ujkashi pranoi në “dhomë këshillimi” kërkesën e kompanisë dhe urdhëroi pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.
Kompania Gener 2 ka marrë leje koncesionare për ndërtimin e disa hidrocentraleve të shumëdebatuara në lumin Valbonë, të cilat banorët e zonës dhe aktivistët e mjedisit i konsiderojnë si shkatërrimtare për mjedisin e këtij parku kombëtar.(BIRN)
Po si nuk kanë pak NDËRGJEGJE KËTA PLEHRAT ..
Shtet barrake.
Shtet barrake..
Shtet barrake…
LARG DUART NGA LUGINA
HYJNORE E VALBONES !
– Haraci i antiligjit dhe korrupsionit 150 000 euro…
– Po ku humbi Vjollca Topi e Ben Blushi !?
– Paraja ben hatane….Paraja prish dynjane!
– Nga Alban Dega, Nju Jork.
Jo vetem gjykatesi Sami Ujkashi, por kushdo ka nenshkruar kontratat kriminale dhe korruptive te atyre hidrocentraleve, kushdo lejoi zbatimin e tyre jo vetem ne Valbone e Dragobi a kudo ne Shqiperi here a vone do te pergjigjen deri ne nje para ligjit !
Kompanite rrenimtare te HEC-ve te Valbones te gjobiten rende dhe te detyrohen te kthejne ne origjine cdo demtim te mjedisit dhe banesave te fshatareve te Valbones, Dragobise e zones perreth.
Ne te njejten kohe kompanive vampire tu hiqen pergjithmone lejet e biznesit dhe te demshperblejne jo vetem demet jo vetem fizike, ekologjike, por edhe psikologjike te banoreve te zones !
Behet fjale per nje veprimtari te qellimshme kunder mjedisit me pasoja te renda e shumeshekullore per krejt sustemin ekologjik te Lugines se Valbones, e mbrojtur jo vetem nga ligjet e shtetit shqiptar, por edhe nga UNESKO !
Cilido qe mbyll syte e veshet ndaj kesaj katastrofe ekologjike eshte bashkefajtor dhe duhet te pergjigjet para ligjeve shqiptare e nderkombetare me tere fuqine e tyre.
Eshte koha e fundit qe Prokuroria e Pergjithshme dhe ajo e Tropojes te heshtin, te mbyllin syte e veshet perballe ketij terrori jo vetem ekologjik por edhe anti njerezor dhe kunder lirise se shtypit dhe te informimit te publikut !
Sipas burimeve konfifenciale haraci i vendimit te kunderligjshem ka qene 150 mije euro te thata nen dore per gjykatesin e sterkorruptuar Sami Ujkashi nga oligarket e HEC-eve rrenuese te Sali … Edit .
Ti behen haram ne pranga !
Te arrestohet ne flagrance gjyqtari Sami Ujkashi qe ka kryer pese krime njekohesisht duke zhvilluar seancen dhe nenshkruar vendimin e oligarkeve politike e financiare te Tiranes pa pjesmartjen dhe degjimin e pales se demtuar banoreve te Dragobise qe u jane care e demtuar shtepite, blegtoria e te mbjellat dhe u rrezikohet perdite jeta e vet dhe femijeve te tyre.
Kercenimet me jete dhe shantazhet qe u behen perdite nga Mafia e Dinamitit dhe betonit eshte terror i mirefillte cnjerezor, pjese e terrorit politike- finanaciar dhe ekologjik ndaj Valbones dhe Lugines mahnitese te saj !
Vrasesit e Valbones dhe Lugines jane vrases te Shqiperise dhe shqiptareve !
Ta kthejne Luginen e Valbones ne origjine dhe vrasesit e saj dhe gjykatesit avokatet te Mafias, ne pranga kushdo e ngado qofshin ata.
Larg duart nga Lugina e Valbones !
Larg duart nga gazetaret e shtypit te lire e te pavarur midis te cileve edhe Top Chanal !
Kam 10 dite qe po ores emisiónin e tij per Valbonen por si duket banda e gangstereve dhe oligarkeve politike e financiare ua ka gjetur anen e mbyllur gojen me duqa eurosh e dollaresh edhe Vjollces se Topit e Ben Blushit qe fort mire ia dine kimene parase, sic shkruante Hasan Zyko Kamberi ketu e gati tre shekuj me pare !
Duart e pista e kane vendin ne prangat e Ligjit dhe Drejtesise e jo mbi ekologjine e bukurite mahnitese te Lugines se Valbones dhe mbi gazetaret e qytetaret shqiptare ne mbrojtje te jetes se tyre
Stop !
Fjalen e fundit e ka vetem Ligji !
Askush nuk qendron mbi ligjin!
STOP TERRORIT EKOLOGJIK NDAJ VALBONES !
– Edi Rama bashkefajtor ne masakren e Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve te tij ndaj Valbones!
-Kushtrim nje dite para nje katastrofe masive natyrore e njerezore !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Deputeti socialist Besnik Bare leshoi sot nga Altari i demokracise shqiptare kushtrimin e fundit per te shpetuar jo vetem Valbonen por krejt Luginen e saj nga masakra e perbindeshme e saj!
Eshte nje sirene alarmi nje dite para se kjo masaker te kthehet ne nje katastrofe jo vetem natyrore, por njerezore me qindra viktima dhe varrosje per se gjalli e Dragobise, Klysyres dhe vete qytezes turístike te Valbones me dhjetra milione eurove investime ne te !
Faleminderit Besnik Bare per kete kushtrim, oshetima e te cilit mberrin deri ketu ne Nju Jork cka e ka pa por nuk e ka kuptuar mire as Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e PPP-ve !
Faleminderit Besnik …. me tropojan se te gjithe deputetet e Tropojes te 27 vjeteve te fundit,
Me tropojan se kater ish- ambasadore tropojane ne Paris, Londer, Moske e Berne vec e vec apo te marre se bashku, “ ambasadore te librave te vet “ qe nuk i lexojne as vete, jo te Shqiperise
Me tropojan se dy ish- ministra tropojane !
Me tropojan se ish- Presidenti e ish kryeministri zjarrvenes e pushke- shkrepes intelektual i vellavrasjes tropojane Sali Berisha qe
– la 175 varre tropojanesh per 2 vjet per nje thirrje femije ose dyfishi i te ekzekutuarve nga ish diktatura komuniste per 46 vjet ne Tropoje !
-qe per 13 vjet ne krye te Shqiperise nuk la nje krua me emrin e tij ne vendlindjen e vet
Berisha e gjeti qytetin Bajram Currin qelibar dhe e la Kandahar, sic e pershkruan aq bukur e realisht me dhimbje ne shpirt e vaj zemre Besniku !
Qytezat e kromit Kam e Rragam i gjeti Kam e i la Skam, sic e ka quajtur shkrimtari e gazetari i talentuar tropojan Gjon Necaj !
Faleminderit Besnik Bare e thuaj edhe Kryeministrit Edi Rama qe me dashje a pa dashje u be e po vazhdon te jete bashkefajtor i Sali Berishes ne masakren e terrorin ekologjik ndaj Valbones !
Asnje justifikim i Edi Rames me gjoja gjoba hipotetike nga gjykatat e sterkorruptuara shqiptare e aq me pak nga Strasburgu nuk e perligj mos anullimin e kontratave kriminale, mashtruese e me nenshkrime te falsifikuara te denoncuara nga Ilir Seci e te pakten pese tropojane te tjere te vdekur ose jashte Shqiperise !
Asnje perfitim nuk e perligj masakren e terrorin ekologjik kunder Lugines se Valbones qe eshte zone e mbrojtur jo vetem nga ligjet shqiptare por edhe UNESKO !? 5- 10 Megavat i prodhon nje gjenerator me nafte ose gaz !
A e njeh sadopak aritmetiken, nuk behet fjale per matematiken e avancuar, kryeministri, qe ka per bashkeshorte nje ekonomiste te talentuar?
Turpi qofte me te qe nuk i anulloi edhe dy kontratat e fundit te ketyre 12 palo hidrocentraleve qe nuk arrijne te furnizojne as vetveten me energjine qe prodhojne !
Pse hesht dhe nuk filmon ERTV masakren e Malit te shqyer e bimesine e rrenuar, terrorin ekologjik e shtepite e cara te banoreve te Dragobise !
Kryeministri i pazareve te felliqta kushtetuese me Sali Berishen ne 2008, Edi Rama, me dashje dhe vetdije te plote eshte bere bashkepunetor e bashkefajtor i masakres dhe terrorit ekologjik te Lugines se Valbones !
Asnje gjykate as e Tom Ndreces e Xhind Xhonit , aq me pak ajo e Strasburgut, nuk mund te ndeshkoje as gjobise nje qeveri qe mbron mjedisin jeten bimore e shtazore , jeten njerezore e thesaret qe Nena Natyre e Zoti i ka dhuruar shqiptareve e Shqiperise !
Aq me teper kur kontratat e Sali Berishes, Genc Rulit, Ritvan Bodes e bandes se tyre te gangstereve jane te mbeshtetura ne nenshkrime te falsifikuara dhe mashtrime te kompanive te oligarkeve !
Aq me teper kur Gjykata e Apelit ne Tirane ka vendosur nderprerjen e punimeve !
Cfare presin forcat ligjzbatuese ? Pse nuk nderhyrjne dhe arrestojne ne flagrance shkelesit e vendimit te nje gjykate ligjore !?
Aq me teper kur kompanite terroriste ekoligjike qe rrenojne, shqyejne faqet e maleve e kthejne ne balte ujerat kristal te lumit Valbona edhe pas vendimit te Gjykates !
A nuk ishin gorillat e ketyre kompsnive qe sulmuan gazetaret dhe personelin teknik te Televizionit Top Chanal dhe kazani mediatik dhe shoqatat e gazetareve e kaluan pothuajse ne heshtje kete akt terrorist dhe sulm banditesk kunder shtypit te lire dhe informimit publik !?
A e dini se shperthimet e eksplozivit perbejne rrezik shembjeje masive te malit me lartesi mbi dy mije metra, qe mund te varrosi per se gjalli krejt fshatrat Dragobi, Klysyre dhe permbytin krejt qytezen turistike te Valbones vet, duke bllokuar rrjedhen e saj dhe vrare me qindra banore e turiste ne kete zone !
Kushtrimi i deputetit dhe tribunit te fjales se lire, Besnik Bare ne Kuvendin e Shqiperise eshte kambana e fundit nje dite perpara katastrofes!
Sot ! Sot… pra nje dite para jo nje dite pas katastrofes masive jo vetem natyrore, por edhe njerezore!
Stop masakres rrenuese te Valbones !
Stop terrorit ekologjik te Lugines perle te Valbones !
Jo nuk eshte shteti Jane njerezit qe nuk duhet ti lejojne kto legenat ato zona jetojne shume me mire me turizem hidrocentralet prodhojne nje mut te madh dhe prishin ambeintin