Një kamion çisternë shpërtheu në orët e para të pasdites në periferi të Bolonjës, në veri të Italisë, duke shkaktuar një shpërthim dhe më pas një zjarr të fuqishëm, njoftuan forcat zjarrfikëse.
Sipas mediave raportohen disa të plagosur.
Shpërthimi, shkaqet e së cilit nuk bëhen të ditura për momentin, u regjistrua në pjesën e sipërme të lagjes ‘’ Borgo Panigale’’ pranë aeroportit.
Pamjet e transmetuara shfaqnin forcat zjarrfikëse duke luftuar me flakët dhe një re e dendur tymi të zi që dilte nga skeleti i kamionit dhe makinave të përfshira nga flakët në një parking pranë autostradës.
Me anë të një postimi në Twitter të forcave zjarrfikëse specifikohej se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje dhe se po vijohej puna për qetësimin e situatës.
Të sillen mirë me shtetasit tanë përdhunuesit Italian.