Një linjë ajrore ruse thotë se një prej helikopterëve të saj është rrëzuar pak pas ngritjes në Siberi, duke vrarë të gjithë 18 personat në bord.
Linja ajrore UTair, e cila operonte helikopterin Mi-8, tha në një deklaratë se informacionet paraprake treguan se helikat e helikopterit u përplasën me një helikopter tjetër që ishte ngritur të shtunën më parë nnë Vankor, rreth 2.600 kilometra në verilindje të Moskës.
Njoftimet ruse të lajmeve thonë se të gjithë pasagjerët besohet se punonin për një degë të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft. Helikopteri i dytë u ul në mënyrë të sigurt.
Helikopteri që u rrëzua ishte prodhim i vitit 2010 dhe piloti kishte gati 6,000 orë përvojë, duke përfshirë 2,300 si kapiten, thuhet në deklaratën e kompanisë UTair.