Humb sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit, klubi bën denoncim në polici: Kush e ka parë, të na njoftojë

7 Gusht 2018, 11:02Sport TEMA

Në përplasjen e dyfishtë mes Ventspils dhe Luftëtarit në raundit e parë kualifikues të Europa League spikati sulmuesi 19-vjeçar Adekele Akinyemi, i cili realizi në total në portën e bluzinjve plot 6 gola.

Një sulmues i talentuar, që sigurisht e priste një e ardhme e sigurt.

Mirëpo në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, klubi i Ventspils në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se nigeriani Adinyemi është zhdukur krejt papritur, duke mos u shfaqur si zakonisht në stërvitje.

Është e pamundur që të kontaktohet me të nëpërmjet telefonit, situatë që i ka shqetësuar shumë drejtuesit, aq sa kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij në polici.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për lojtarit mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit.

E pabesueshme kjo që ka ndodhur me sulmuesin nigerian.

Sigurisht që duke shënuar kaq shumë gola do të ishte shumë i kërkuar në merkato, por jo aq sa të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.(SS)

1 komente në “Humb sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit, klubi bën denoncim në polici: Kush e ka parë, të na njoftojë”

  1. Besi says:

    Kujt i plasi bytha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje