“Ik p…., sa i trashë që je”. Willian zbulon sulmin e Mou ndaj yllit të Chelsea

6 Gusht 2018, 22:25Sport TEMA

Braziliani i Chelsea, Willian, ka zbuluar një moment të nxehtë të periudhës kur Jose Mourinho ishte në drejtim të Chelsea.

Në një intervistë të dhënë për ESPN, ai ka thënë:

“Ne po humbnim 2-0 dhe Azpilicutea… Azpilicueta është ai lojtari që kërkon të tregojë se është i fuqishëm.

Ndonjëherë, kur të shtyjnë, edhe mund të rrëzohesh, apo jo? Por, ai nuk e bën, kërkon të tregojë se është i fuqishë”.

Në një moment, ai ka qenë brenda zonës së rreptësisë kundërshtare dhe mbrojtësi ka bërë një ndërhyje të gabuar.

Nëse do të ishte rrëzuar, do të ishte dhënë penallti.

Ai nuk ra dhe dha një krosim të gabuar.

Mourinho u zemërua dhe bërtit nga stoli: Ik pirdhu, o burrë. Ajo është një penallti, o njeri. Sa i trashë që je, Azpi”, ka vazhduar Willian.

“Unë, Falcao dhe Ramirez u futëm në lojë dhe ndeshja mbaroi 2-2.

Gjatë një kundërsulmi, Falcao humbi topin pas një gabimi.

Unë nuk isha në stol, por ata që ishin më thanë se Mou kishte shpërthyer përsëri: ‘Dreqin, ai po luan si mut’”.

1 komente në ““Ik p…., sa i trashë që je”. Willian zbulon sulmin e Mou ndaj yllit të Chelsea”

  1. kujtesa says:

    Gjera mese normale gjate mje ndeshje per nje trajner.
    Kaq sa thote Wiliam jane pak. Nga goja e trajnerit degjohet edhe fjala me e fundit qe nje njeri mund te thote kur ndodhet nen prrsion apo kushte jo te zakonta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje