Dokumenti i 1945/ Mehmet Shehu: Dërgojini në burgun e Beratit, ja 25 të burgosurit e parë në Shkodër

8 Gusht 2018, 14:07Dossier TEMA
Dokumenti i 1945/ Mehmet Shehu: Dërgojini në burgun e Beratit, ja 25

Dokumenti i 14 shkurtit 1945/ “Po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit”

Një listë me 25 të burgosur, të dënuar nga Gjykata Ushtarake Shkodër, me dënim kryesisht 30 vjet burg përveç dy-tre rasteve me 15 vjet, ishin nisur për në drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë me urdhër të komandës së operacionit që zhvillohej në veri në shkurt 1945. Operacioni kishte komandant Mehmet Shehun. Të dënuarit e kësaj liste, sipas urdhrit të Shehut duhet të dërgoheshin në burgun e Beratit. Ky dokument zyrtar, të cilën “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” e sjell bashkë me faksimilen e tij, dëshmon burgosjet në masë në veri  në shkurt 1945,  me akuza pothuajse të njëjta “kundërshtarë e armiq të regjimit komunist”. Dokumenti dëshmon gjithashtu masat ekstreme të spastrimeve politike që po bëheshin në veri të vendit gjatë viteve 1945-1946.

Vdekje Fashizmit, Liri Popullit

Shtabi i Bragadës II-të Mbrojtjes Popullit

Shkodër, 14.2.1945

DREJTORIS MBROJTJES POPULLIT

T I R A N Ë

Me urdhërë të Komandës Operacionit po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit.

1) Kol Marku ish Këshilltar i Trushit, bashkpuntor me tradhëtarin kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

2) Dan Velia nga Berdica, bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

3) Shaban Dini nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

4) Martin Lorja nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

5) Faik Lana nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

6) Kin Shuku nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

7) Kol Gjoka nga Ivanaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 20 vjet burgim.

8) Llesh Zefi nga Gryk’e Manatis Leshit disfatist e sabotator i lëvizjes N.Çl. me 15 vjet burgim.

9) Geg Engjëlli ish Këshilltar i Beltojës përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

10) Zef Gjoni nga Ivanaj përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

11) Nikoll Toma nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

12) Zef Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

13) Kol Gjetja nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

14) Gjok Gjoni nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

15) Kol Marashi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

16) Gjeto Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

17) Preng Kola nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

18) Gjok Gjini nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

19) Tom Zefi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarë kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

20) Shyqyri Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me ____ vjet burgim.

21) Shefki Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

22) Myfit Bushati mnga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

23) Jak Lushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

24) Rrok Gjushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

25) Gjon Pjetri ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

26) Lal Meti ish Këshilltar i Trushit bashkpuntor me tradhëtarët kondër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

K O M A N D A N T I

(Lako Polena)

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Komandës Operacionit

Shefit Mbrojtjes Popullit

Seksionit Mbrojtjes Popullit

K ë t u

Për njoftim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

(Lako Polena)

K O M A N D A N T I

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Burimi: AQSH, F.14, v.1945, d.215. (Kujto.al)

7 komente në “Dokumenti i 1945/ Mehmet Shehu: Dërgojini në burgun e Beratit, ja 25 të burgosurit e parë në Shkodër”

  1. nord.al says:

    Nje gje dij te them me siguri, populli i Shkodres, flas per shkodranet e vertete dhe jo renegatet, keto trupa i ka pritur dhe konsideruar deri diten e fundit si trupa pushtimi. Shprehja ” kur kane hi kta”, ne Shkoder kishte kuptim te thelle qe vetem shkodranet e kuptonin.

    1. Flutura says:

      …Kur kane hi kta…e kane perdorur cetem nje specie e rralle antishqiptare si puna jote.
      Se keni qene dhe jeni rrace e felliqur, atehere dhe sot.

  2. nord.al says:

    Nje gje dij te them me siguri, populli i Shkodres, flas per shkodranet e vertete dhe jo renegatet, keto trupa i ka pritur dhe konsideruar deri diten e fundit si trupa pushtimi. Shprehja ” kur kane hi kta”, ne Shkoder kishte kuptim te thelle qe vetem shkodranet e kuptonin.

  3. RALIST says:

    JANE DENUAR ATA QE BASHKEPUNUAN ME OKUPATORIN..ik se te Vjene per te Vjelle nga Titulli:”Viktima te Komunizmit”…MOS VALLE DO TI BENEIN “HERONJE”??????????

  4. Komunisti says:

    Nje gje di te them me siguri,se Mehemet Shehu shkoj ne picken e t’esemes si nje
    langaraq e qe zoti i dha ate qe meritonte

  5. Vladimir says:

    Ata po qe i vinin mbi koke festen qe meritonin tradhtareve.Jo si sot qe tradhtaret drejtojne Shqiperine dhe e kane mbushur vendin me buste tradhtaresh.Lavdi partizaneve.

  6. Ganiu says:

    Po ne keto dokumenta nuk figuron emeri i Mehmet Shehut, sikunder thuhet ne krye te titullit, apo Mehmet Shehu vijon t’u dale ne endr titromaksi armiqte e Shqiperise edhe pse ai ka 40 vjet qe ka vdekur?! Ruajna o Zot nga armiqte qe kane sot pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje