Krimi tronditës, burri vret me kallashnikov ish-gruan dhe vajzën 9-vjeçare

8 Gusht 2018, 08:16Kronika TEMA

Gjakova është tronditur mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku një burrë vrau me kallashnikov ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre 9-vjeçare.

Krimi në familje ndodhi në Brekoc, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Express, bazuar edhe tek dëshmia e Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë, mëson se personi i dyshuar është arrestuar.

Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes, 40 vjeçe, (shtetase e Shqipërisë) dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje