Zjarret në Athinë, ja njoftimi i ambasadës për shqiptarët që humbën dokumentet

7 Gusht 2018, 15:09Kronika TEMA

Ambasada shqiptare në Athinë ka deklaruar se shqiptarëve që u kanë humbur apo dëmtuar dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki të Greqisë, do t’u mbulohen të gjitha shpenzimet.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vetë ambasada, ku shpjegon dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftim.

Autoritetet shqiptare në Greqi kanë vendosur në dispozicion edhe numrin e telefonit 210-6876215. (TemA)

2 komente në “Zjarret në Athinë, ja njoftimi i ambasadës për shqiptarët që humbën dokumentet”

  1. says:

    Po vazhduam të sillemi mirë me Grekun i cili flet për rrëmbim deti, kthim emigrantësh dhe dropullin., atëher s’do kemi qetsi me ktë fe agresive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje