Papa: Suksesi, pushteti dhe paraja krijojnë iluzionin e lirisë, por prodhojnë thjesht skllevër

8 Gusht 2018, 15:17Bota TEMA

“Suksesi, pushteti dhe paraja janë tundimet e të gjitha kohëve. Janë dëshira që të japin iluzionin e lirisë, por në të vërtetë të skllavërojnë. Kjo sepse idhulli gjithmonë të skllavëron, ka atë joshjen fillestare. Ti shkon drejt tij dhe gjen gjarprin, ndërsa zogu nuk mund të fluturojë dhe bëhet pre e tij”.

Kështu Papa Françesku në audiencën e përgjithshme të sotme në Vatikan. “Gjithçka nis nga paaftësia për të besuar te Zoti, për t’ia lënë në dorë atij siguritë tona; për t’ia lënë atij në dorë thellësinë e dëshirave të zemrave tona. Kjo paaftësi bën që të biem pre e dobësive dhe pasigurisë. Pa vendosur Zotin në vendin që i takon, njeriu bie lehtë pre e idhujtarisë dhe kënaqet me gjëra sipërfaqësore”, tha Papa.

Të paktën 14 mijë të rinj nga e gjithë Italia pritet të mbërrijnë në Romë, ku në fundjavë do të mbahet takimi me Papa Françeskun. (TemA TV)

1 komente në “Papa: Suksesi, pushteti dhe paraja krijojnë iluzionin e lirisë, por prodhojnë thjesht skllevër”

  1. Agim Anastasi says:

    Me vjen keq qe une mendoi ndryshe. Se pari ne sistemin e sotem ai qe ka pushtetin ka dhe parane. Cili politikan sot nuk ka parane. Nuk eshte iluzione por realitet. Ai qe ka parane ka dhe lirine. Ne te gjitha mardheniet liria qendron si nje malle qe kush ka parane e blene dhe e konsumone. Ai qe ka parane ka gjithnje te drejte. Sa per zotin , tjeter eshte zoti per Ju Z. Francesku dhe tjeter per popullin. Zoti eshte paraja dhe religioni eshte Kapitalizmi, ka thene nje filozof. Dhe qe te vihet aty ku doni Ju Z. Francesku , sa me pare te hiqet paraja si mjet kembimi e te realizohet kembimi me karte elektronike ne Globalizmin sotem
    . Atehere nuk ka nevoj per veting e nuk do te shese dikush sapunin per djathe dhe ashtu si ne ramazan do pastrohen njerzit. Keshtu i jepet fund spekullimit e jo me thirje nga politila per lufte ndaj korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje